Vota mbërriti atje ku u nis

redaktor

Kush fitoi kandidatët në shumë bashki, pozita apo opozita? Fitoi më i miri më në fund, falë ndërgjegjësimit popullor, rolit të shoqërisë civile, punës së mediave dhe vëzhgimit të rreptë të organizmave ndërkombëtare, vota mbërriti atje ku u nis. Analist dhe sondazh i vetëm real ishte populli me votën e tij, koalicionet dhe aleancat brenda partive ishin tregues, por jo gjithçka vendimtare ishte vetëm vota masive popullore, e cila u fitua falë punës se bërë dhe premtimeve të mbajtura të mazhorancës. Kish kureshtarë dhe njerëz partiakë që mbushën sheshet në mitingjet e koalicioneve në çdo qytet, por ai që vendosi vërtet mbi fituesin, “urtësia popull”, qëndroi mbi analistët dhe opinionistët që mbushin ekranet dhe flisnin pambarimisht mbi gjithçka. E vërteta qëndroi tek ai që dikush e quan “turmë”, dikush “mbret” dhe disa “zot” i fateve të veta. Ai që nuk mund të mashtrohet nga asnjë dhe nga askush, ai mund të quhet fare mirë “shpata e Demokleut”. Vetëm populli ndëshkon ose vlerëson punën e bërë dhe shërbimin e ofruar ndaj tij. Kjo u tregua edhe në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Pozita qeverisëse me një proces të mirëmenaxhuar tregoi se arriti një standard të kënaqshëm edhe për ndërkombëtarët dhe rikonfirmoi se është e aftë ta udhëheqë vendin në proceset e integrimit. Adrian Milo.

 

Dërguar me Email

në adresën e redaksisë

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *