Kurrë nuk kam menduar se do të gjejmë ndonjëherë rezulate të zgjedhjeve të 26 majit 1996 , të paktën ashtu si janë shënuar ato , por ja që u gabuam. Më bie në dorë një tabelë përmbledhëse e rezultateve të votimit të 26 majit të zi në rrethin e Dibrës me të dhëna të plota për secilën nga qendrat e votimit , komunat e rrethin , e firmosur dhe e e vulosur . Tabela është zyrtare , punuar mbi procesverbalet e qendrave të votimit nga ish – këshilli i rrethit Dibër i caktuar për të menaxhuar palo zgjedhjet. Duke ditur mirëfilli se aktorë dhe faktorë të 26 majit 1996 janë po ata të 28 qershorit 2009 apo të 8 majit 2011, të cilët “dobiçin” e kanë mbyllur në kuti , po sjell për lexuesin disa rezultate që janë ekstreme në një proces votimi fund e krrye ekstrem dhe për të thënë atë që lehtësisht kuptohet nga të gjithë sot që 28 qershori 2009 e 8maJI 2011 ishte një RPT e 26 majit 1996 në një formë më “ diplomatike”. Ja si kanë shkuar punët atë kohë:
Nga 59392 votues në lista dhe me çertifikata në rrethin e Dibrës morën pjesë në votim 53155 votues ose 89.5% , nuk morën pjesë në votim 6237 votues ose 10.5%.
Nga 53155 vota u klasifikuan të vlefshme për kandidatët 47900 vota dhe të pavlefshme 4657 vota , ndërsa për subjektet 45668 vota të vlefshme dhe 6887 të pavlefshme.
Nga 47900 vota të vlefshme për kandidatët 32625 vota ishin për PD- në , 10259 vota për PS – në dhe 5016 vota për partitë e tjera.
Nga 45668 vota të vlefshme për subjektet politike 31300 vota ishin për PD- në , 9478 vota për PS – në dhe 4890 vota për partitë e tjera.
Morën pjesë në votime sipas të regjistruarve në lista dhe me çertifikata në njësitë vendore : Në komunën Zall Reç 98 %, në komunën Fushë Çidhën 97.7%, në komunën Lurë 94.3%, në komunën Selishtë 91.9% , në bashkinë Peshkopi 91.8%,në komunën Tomin 91.3% , në komunën Kala e Dodës 91%, në komunën Maqellarë 88.9% etj.
Komuna ku pjesëmarrja ka qenë më e vogël është ajo e Melanit me 79.5% , të tjerat të gjitha më lart.
Në qendrën e votimit të fshatit Vasie, komuna Kala e Dodës , nga 250 votues në lista , kanë votuar 250 , kanë rezultuar të vlefshme 250 vota nga të cilat PD 244 vota , PS 06 vota, partitë e tjera zero vota.
Në qendrën e votimit Teis , komuna Kala e Dodës , nga 280 votues në lista , kanë votuar 280 ,të gjitha kanë rezultuar të vlefshme, për PD – në kanë votuar 269 votues , për PS – në 05 vota dhe për parti të tjera 06 vota . Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë , ashtu dhe për subjektet.
Në qendrën e votimit të fshatit Zall Reç , komuna Zall Reç, nga 428 votues në lista , kanë votuar 428 , kanë rezultuar të vlefshme 428 vota nga të cilat PD 408 vota, PS – zero vota dhe partitë e tjera 20 vota. Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputet , ashtu dhe për subjektet politike.
Në gjashtë nga nëntë qendra e votimit të komunës Zall Reç votuesit kanë marrë pjesë 100% në votime. Vetëm në tre qendra votimi nuk janë paraqitur gjithsej 36 votues. Numri i votuesve në lista në gjithë komunën ishte 1874 votues , votuan 1838.
Në qendrën e votimit të fshatit Deshat , komuna Kastriot , nga 246 votues në lista , kanë votuar 241 , kanë rezultuar të vlefshme 205 vota nga të cilat PD – 183 , PS – 09 dhe partitë e tjera 13 vota.
Në qendrën e votimit të fshatit Vajmëdhej , komuna Muhurr, nga 336 votues , kanë votuar 336 , por 68 vota kanë dalë të pavlefshme
Në qendrën e votimit të fshatit Erebarë , komuna Maqellarë, nga 493 votues në lista , kanë votuar 493 , kanë rezultuar të vlefshme 493 vota nga të cilat PD 448 vota , PS 05 vota , partitë e tjera 40 . Rezultati është i njëjtë si për kandidatët për deputetë , ashtu dhe për subjektet politike.
Në qendrën e votimit të fshatit Mustafe , komuna Arras nga 275 votues , kanë marrë pjesë në votim 275, të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme , kurse në fshatin Sinë e Poshtme , të po kësaj komune , nga 348 votues , kanë marrë pjesë në votim 348 dhe të gjitha votat kanë rezultuar të vlefshme.
Në pesë qendra votimi në komunën Lurë pjesëmarrja në votim ka qenë 100 %.
Në qendrat e votimit të fshatrave Zdojan e Dohoshisht , komuna Tomin , të dyja me 1019 votues , pjesëmarrja në votime rezulton 100%, kanë votuar 1019 votues për secilën qendër.
Në fshatin Zall Dardhë , Komuna Zall Dardhë ,nga 390 votues në lista , kanë votuar 390 dhe të gjitha fletët e votimit kanë rezultuar të vlefshme , ndërsa në fshatin Menesh të kësaj komune nga 122 votues në lista , kanë votuar 122.
Ja pra se çfarë kanë gatuar “ustallarët” në vitin 1996. Ustallarët janë po ata, por “ arma e krimit” gjithmonë është fshehur brenda kutive.

Bravo Petrit, je shume i sakte. Rruget, sheshet dhe ferrat u mbushen me flete votimi qe dilnin nga kutite dhe zevendesoheshin me flete te tjera.