Votat e opozitës pro Ruçit, LSI akuza Ramës: Pazarxhi, të shkoi jeta shit e bli

Gazeta Dita

Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me votat e PD-së pro zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë.Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Vasili akuzoi Ramën për pazare, ndërsa shtoi se këtij të fundit i shkoi jeta ‘shit e bli’.

MESAZHI I VASILIT

Ky kryeministër pazarxhi.
Po si nuk u bë xhanëm kryeminister ky që rastësisht kemi.
Ngordhi nga qejfi të blejë vota, i shkoi jeta shit e bli.
Nuk ngrihet dot mbi nivelin e tregtarit dhe pazarxhiut provincial, që blen patate dhe në fund i del pras.
Megjithatë ky shkollëpakti harron atë që thotë populli “balo të hëngërt tënja e ke të keqen brenda”.

Share This Article
7 Comments
  • Per cfare dege te mjekesise e ka mbaruar shkollen ky shkolleshumti, thone per eksperimente me minj? A thua valle se qe te jesh doktor minjsh quhet shkolleshume dhe te mbarosh Shkollen e Arteve quhet shkollepak? Po Ronald Reagan quhet shkolle pak qe mbaroi Shkollen e Arteve? C’eshte ky njeri kokebosh qe nuk ka as cipe qe u be gazi i botes per nje muaj si Kryetar i LESHEISE?

  • uri ke per te mesuar edhe gjera te tjeraMore petrit Vasili “shkoll”shumi ndryshoi nji here ato shprehjet , perserit prej muajsh te njejten shprehje , si ajo pllaka e gramafonit te prishur.Me duket se ti je edhe me arsim te larte ,ne qofte se s’te kujtohen shprehje te tjera , se edhe mund te kete lene . kujtesa , shfleto fjalorin e shqipes dhe me sig

  • Petrit Vasili “shkoll”shumi ndryshoi nji here ato shprehjet , perserit prej muajsh te njejten shprehje , si ajo pllaka e gramafonit te prishur.Me duket se ti je edhe me arsim te larte ,ne qofte se s’te kujtohen shprehje te tjera , se edhe mund te kete lene . kujtesa , shfleto fjalorin e shqipes dhe me sigurisi ke per te mesuar edhe shprehje te tjera me te bukura e me qytetare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *