Votat e shqiptarëve do numërohen nga PS, PD, LSI dhe PR

Dita

Grupet e Numërimit të Votave do të përbëhen nga përfaqësues të PS-së, PD-së, LSI-së dhe PR-së. Vendimi u morr në mbledhjen e së martës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Para këtij vendimi, u debatua ashpër lidhur me propozimin fillestar, sipas të cilit anëtari i katërt i takonte PDIU-së, pasi në zgjedhjet e 2013 ishe pjesë e koalicionit të djathtë. Propozim i cili u kundërshtua nga Partia Demokratike, sipas të cilës anëtari i katërt i takon PR-së, si parti opozitare.

Por, në leximin e nenit 96 të Kodit Zgjedhor, përfaqësuesi socialist në KQZ, tha se PDIU në zgjedhjet e fundit ka qenë parti opozitare dhe për pasojë duhet të ketë një numërues. Pas debateve, kryetarja e KQZ se Luzi propozoi përjashtimin e PDIU-së nga përfshirja në Grupin e Numërimit të Votave, për shkak të pozicionimit në aleancën e majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

 

Share This Article
8 Comments
  • A thua nuk i ha melçite ujku po ja varen ne qafe?
    Shume e veshtire me duket.
    Ligji elktoral eshte difektoz.
    Une per shembull dua te votoj nje kandidat te pavarur. Kush do i numeroj votat e tij. Zorzopet e politikes shqiptare? Ata vjedhin hapur dhe nuk u ben tert syri.Na bete shume per te qeshur por me shume per te qare.

    Sistemi elektoral duhet te kishte nje zgjidhje per zgjedhje te ndershme dhe ta pastra.
    Numerimi i votave duhet te jete transparent , live, te dukshme nga te gjithe zgjedhesit.
    Si u be ne Shkollen Vasil Shanto ku perveshi menget Arvizuja. Vetem se perfundimin nuk e duam si e beri Arvizuja. Mbas vjedhjes se votes uroi vjedhesin..!

    • Vjedhja vazhdon si pd si ps ne pushtet.te dyja jane te pangopura per pushtet dhe duket qe kur duan ti numerojne vetem ato votat. Ky vend nuk mund te ndertohet apo te rilindi me hajdute votash.nese ata sdo donin ti vidhnin do lejonin te gjitha palet e interesuara te merrnin pjese ne numerim

  • *****…..shume e pa drejte antidemokratike ,votat duhet ti numrojne te gjitha subjektet politike edhe ato qe nuk kandidojne ne zgjedhje , Duhet ti numrojne thjeshte grupe jo partiake per te pare se si funksionon demokracia dhe ku shkon vota reale e votuesit shqiptar.JO mashtrimit dhe vjedhjes se votes, kjo praktik eshte jo frytdhense kesaje I thone te ngrishe korrupsionin ne sistem vjedhjesh, vete organizo vete numro vete gezo .!…~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • Z. Turi !dhe te doje ti vjedhi votat P.S. Dhe P.D nuk i len anetaret e komisionit qe ka vendosur Lila floriri. Prandaj rri i qete se nuk eshte Lila nga ata ujqer qe ha melcit . Lila cdo gje e bene me urtesi e dashuri dhe digani plot. Prandaj nuk duhet ta votojme L.S.I.

  • NGA KRYEKRIMINELET.

    VETEM NE SHQIPERI VOTAT NUMEROHEN NGA PARTITE.

    NE CDO VEND TE BOTES NUMEROHEN NGA GJYQETARET DHE PROKURORET, PRA

    FUNKSIONAR SHTETEROR DHE JO PALACOT QE CAKTOJNE PARTITE PER MANIPULIME

  • PO TE QE SE VOTA JONE DO TE SILLTE “NDRYSHIMIN” , NUK DO TE NA KISHIN LENE TE VOTONIM !

    KJO AKSIOME ESHTE E VERTETE JO VETEM PER NJE KOLONI SI SHQIPERIA , POR EDHE PER VENDET E “ZHVILLUARA” !

    KUSH TE LE T’IA HEQESH PUSHTETIN ME NJE “COPE LETER” ? JU KA LENE MENDJA ? PO GJITHE “ATA” POLICE E USHTRI , TANKE DHE AVIONE ETJ ETJ PERSE STERVITEN ?

    HA…HA…HA..HA…. KESHTU SIC NA KULTIVOJNE NEVE , NE RRISIM BAGETINE ! A JEMI DHE NE BAGETIA E TYRE ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *