Votat ia deshën Hysnit, grushtin jo

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Sa karagjoze! Kremtimi i 5 Majit, ditës së të rënëve për çlirimin e Atdheut, la si çdo vit shije të hidhur. Shqiptarët kujtojnë të rënët me dy grupime, me dy ngjyra, me dy opsione. Madje edhe tapeti ishte dy ngjyrësh, njëri blu dhe tjetri i kuq. Çfarë absurdi, nuk ndodh as në vendin më të humbur të botës. Më tej përplasja tjetër me fotot e Enverit. Ah ky Enveri, dhe i vdekur i ngjan atij që tha: “dhe kur të më varrosni, ma lini litarin përjashta.” Haveli la një thënie: “s’ka më të këqij se komunistët e kthyer në antikomunistë”, dhe për ta ilustruar, në votimet për bashkinë e Tiranës, votat e komunistëve të gjallë të Hysni Milloshit i përpinë, ndërsa kanë frikë prej portreteve të komunistëve të vdekur. Jeni karagjoza… Ilia Berberi, Pogradec.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *