Nga Hamdi Fırat Buyuk (BIRN) Sarajevë
Vendet e Ballkanit votuan në mënyra të ndryshme në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku shumica e vendeve nxitën Shtetet e Bashkuara të tërheqin njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.
Shumica e vendeve sfiduan presidentin e SHBA-së Donald Trump të enjten dhe votuan në favor të rezolutës që bën thirrje që Uashingtoni të tërhiqet nga plani për të zhvendosur ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi për në Jeruzalem.
Rezoluta u miratua me 128 vota pro dhe 9 kundër, një votim masiv ku tri të katërtat e kombeve votuan “po”. Tridhjetë e pesë vende të tjera abstenuan ndërsa 21 vende nuk votuan.
Të vetmet vende që votuan në favor të SHBA-së ishin Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Palau, Toko dhe, natyrisht, Izraeli.
Në kontrast me këtë, shumica e vendeve Europiane, përfshirë aleatë të ngushtë të SHBA-së, votuan në favor të rezolutës në përputhje me deklaratat e mëparshme.
Vendet e Ballkanit e panë veten të zënë në mes të konfliktit mes SHBA-së dhe BE-së por shumica e tyre ndoqën rrugën e BE-së dhe jo të Uashingtonit.
Para votimit në OKB, ministrat e jashtëm të Europës hodhën poshtë thirrjen e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu, që ata të ndiqnin shembullin e Trump dhe të njihnin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.
Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Turqia votuan në favor të rezolutës duke sfiduar paralajmërimet e SHBA-së.
E njohur si aleat i ngushtë i SHBA-së si dhe si vend me marrëdhënie miqësore me Izraelin, Shqipëria ndjeu nevojën për të shpjeguar votën në OKB, duke thënë se Shqipëria “mbajti pozicionin e përbashkët të shumicës së vendeve anëtare të BE-së”.
Gjithsesi, disa nga opozita në Shqipëri shprehën zemërim mbi vendimin. Ish-kryeministri dhe deputeti i PD-së Sali Berisha shkroi në Facebook se vota ishte “kundër interesave të vendit”.
Në rrjetet sociale, shumë shtetas komentuan qëndrimin e Shqipërisë, duke argumentuar se abstenimi mund të ishte qëndrim më i mirë.
Ky ishte pozicioni që mori Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Rumania, ndërkohë që Moldavia nuk u paraqit për të votuar.
Sipas medias vendëse në Bosnjë, Bakir Izetbegovic, anëtari boshnjak i presidencës tripalëshe të Bosnjës, deshi të votonte kundër vendimit të Trump por kroatët dhe serbët zgjodhën abstenimin.
Pas kritikave se si Bosnja me popullsinë e saj të madhe myslimane abstenoi mbi çështjen e Jeruzalemit, Halid Genjac, një figurë e lartë e partisë kryesore boshnjake, Partia për Veprim Demokratik, të premten i rikujtoi kritikëve se presidenca tripalëshe kërkon konsensus mbi vendime të tilla.
“Bosnja dhe Hercegovina është një vend i përbërë nga opinione të ndryshme. Nën këto kushte, ne nuk kishim zgjidhje tjetër veç abstenimit,” shpjegoi Genjac.
Statusi i Jeruzalemit është tema më e nxehtë në bisedimet e paqes që kanë ngecur në vendnumëro mes Izraelit dhe Palestinës.
Bashkësia ndërkombëtare nuk e njeh përpjekjen e Izraelit për të marrë kontrollin mbi të gjithë qytetin e Jeruzalemit, përfshirë Jeruzalemin lindor të banuar në përgjithësi nga palestinezë.
Kryeministri i Izraelit Netanyahu sulmoi OKB-së si një “shtëpi gënjeshtrash” para votës.

SHqiperia duhet te votonte ne favor te AMERIKES …KAQ GJE TE THJESHTE SE KANE KUPTUAR AKOMA KOMUNISTAT E RAMES ….. PA AMERIKEN RUSIA SERBIA GREKU DO TE NA HANTE TE GJALLE …. RAME KOQJA …. I LEPIN BYTHEN EUROPIANEVE ….. ZORAGJIN ..VETEM KORRUPSION DHE …. IDIOTIZMA …. SE PANE KETO DEBILA SE AMERIKA E SHQPETOI KOSOVEN ..APO JANE AKOMA ME ENVERIN ..?????
KETO QE PO BEJNE CIFUTET E SOTEM NDAJ PALESTINEZEVE JU NGJAJNE ATYRE QE BERI NAZIZMI KUNDER CIFUTEVE.NESE NUK DO KISHIN PERKAHJEN SHUME TE MADHE TE SHBA SIGURISHT QE DO GJENIN NJE ZGJIDHJE TE PRANUESHME PER TE DY PALET. KY KOQJA QE ESHTE KRYEMINISTER KRENOHET ME VOTAT E CA SHTETEVE TE VOGLA DHE PA PESHE VEC SHBA-SE.NE SHEKULLIN 21 AKOMA FLITET PER TOKA TE SHENJTE OSE JO TE SHENJTA NE JERUZALEM. KETYRE JU KA NGELUR ORA PARA DYMIJE VJETESH . DHE NDERKOHE POPUJT VUAJNE NJEREZIT VRITEN DHE FEMIJET TERRORIZOHEN. FATKEQESI VERETET.
Duhet te votonte,ndihmen e merrnin na Amerika…..dhe nje ndinjate per Palestinen ,ka qene perhere kunder berjes Kosoves shtet…