E dashur Dita. Ka filluar koncerti parazgjedhor dhe siç po shohim të gjithë, taborët janë lëshuar. Veshët nuk gjejnë tashmë asnjë moment qetësie, gjithkund bëhet thirrje për pjesëmarrje dhe përfshirje masive në politikë si e vetmja rrugë për të shpëtuar poltikën nga vetë njerëzit. Çirren nëpër ekrane, skenarët janë nga më të ndryshmet, deri edhe në vënien në skenë të pantomineve qesharake me të rinj të komanduar si delja e klonuar Dolly. Vetëm e vetëm që të mund të marrin copën e Tortës.
Nuk kanë frikë nga asgjë. Drejtësia për këtë qeveri është një fjalë pa vlerë dhe që ka kohë që i ka humbur shkëlqimi i dikurshëm dhe aq i nevojshmë për oksigjenin e shoqërisë. Integrimi nuk pi më ujë, duart e pastra tani janë gjithë myk, jetët e njerëzve të thjeshtë nuk kanë vlerë më për këtë vend, e vetmja gjë që ka ngelur tashmë mbi tezgën elektorale është Demokracia. Demokracia është e vetmja gjë e mirë që duhet shpëtuar tashmë. Duhet larguar nga ai vend ku gjendet në shitje. Fenomeni i sahanlëpirësve, i vjedhjeve, i vrasjeve, i pandëshkueshmërisë, i mosmirënjohjes dhe i mosnjohjes së vlerave, ai i drejtimit nga satrapët dhe pykat, ai i nepotizmit dhe i mbushjes së xhepave nga pushtetarët mbi kurrizin e njerëzve të ndershëm, luftohen nëpërmjet shpëtimit të demokracisë e cila buron nga bindja e shëndoshë e njerëzve të ndershëm që luftojnë çdo ditë për bukën e gojës.
Email nga adresa: [email protected]