Votimi i shumicës, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë!

Ornela

Basha dhe Berisha,

u nxinë si qymyri,

pse s’u  arrestua,

në Kuvend Tahiri!

 

U quajt në fjalën,

e xhaxha Salisë,

dita më e zezë,

e gjithë historisë!

 

Dita e Gërdecit,

S’qe dhe kaq e zezë,

ku një fshat të tërë,

e ktheu varrezë!

 

I njohim shpërthimet,

e xha Sali marrit,

që s’i quan gjë,

vrasjet e Janarit!

 

Atë pakëz mëndje,

ti mbaje në vend,

se në fakt s’ka ndodhur,

asgjë në Kuvend!

 

Gjersa Kushtetuta,

ka dhe Po dhe Jo,

maxhoranca zgjedh,

variantin që do!

 

Mos e këput-Salë,

telin e lahutës,

se votimi është,

brenda Kushtetutës!

 

Qetësoje dhe Lulin,

birin tënd të lodhur,

se asnjë  loj gjëme,

në Kuvend s’ka ndodhur!

 

Ju jini mashtrues,

mashtruesa-medet,

se Sajmir Tahiri,

s’ka imunitet!

 

Bir Selman i Nënës,

kë të qash më parë,

se këtë se dinin,

dhe ca gazetarë?!

 

Dhe ca gazetarë,

çuditën miletin,

kur thanë-”Pse s’ja hoqët,

sot imunitetin?!”

 

Pyetje idiote,

të thuash është pak,

ndaj furinë e Ramës,

them e kishin pak!

 

Sepse Parlamenti,

S’e ndal dot hetimin,

dhe mund të pengojë,

vetëm arrestimin!

 

Gjersa kjo është lënë,

në ligj-o idiot,

është e sigurtë,

që s’është lënë kot!

 

“Ky ësht’ një Grusht Shteti,

një superskandal!”,

jo-moj-Mona jo,

është votim normal!

 

Vota e shumicës,

është shumë korrekte,

se aty s’u soll,

as provë indirekte!

 

Shërbimin e fundit,

dot s’e bëri Llalla,

në të dyja faqet,

se ç’u puthi halla!

 

Deshën një të Ramës,

ta bënin therror,

po Rama u’a preu,

vrullin kafshëror!

 

A.Duka

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *