Ish kreu i reformës në sistemin e Drejtësisë Fatmir Xhafaj ka votuar mesditën e sotme.
I renditur i 23 në listën e qarkut të Tiranës, Xhafaj ka apeluar për daljen në votime.
“Sapo ushtrova përgjegjësinë qytetare duke zgjedhur mes kthimit pas në institucionet e minuara dhe ecjes përpara drejt progresit me institucione të konsoliduara si rezultat reformash.
S’ka më aspak kohë për të humbur për t’i dhënë një hov të ri betejave për fuqizimin e shtëpisë së re të drejtësisë e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për mbrojtje, përkujdes dhe garanci.
Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e qarkut të Tiranës që të votojnë paqësisht dhe krejt të lirë këdo forcë politike apo kandidat që ata mendojnë se mund të përfaqësojë sa më denjësisht ëndrrën e tyre të kahershme për shtet të drejtë me rend dhe siguri.
Vota e sotme është vendimtare për të vazhduar rrugën e reformave shtetformuese, për të bërë drejtësi, barazi para ligjit si kyç për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Uroj dhe shpresoj që më 26 prill të mund të formatojmë njëherë e mirë të gjithë retorikat apo tensionet politike për t’ju rikthyer punës me shpresën e vizionin për një Shqipëri që është e ardhmja jonë.??
#BetejaVAZHDON?”, shkruan Xhafaj.


o.j/dita

Burre me mend, por nuk u tregove lab kur dhe doreheqjen…
Burre zotni.
Z , Xhafa
Mendoj se do te fitoni dhe dua qe Ju personalisht te fitoni, por nuk do te kete asnje vlere nqs menjehere pas zgjedhjeve te filloni levizjen per largimin e Edi Rames nga PS. Nqs nuk e beni, Shqiperia perfundimisht eshte e humbur, ajo eshte bere prone e Saimir Manes me shoke.