Kam një jetë të tërë,
që shoh Dashamirin,
që sa herë që flet,
bën vetëm të mirin!
E ndjek me vëmendje,
si sot dhe më herët,
se si jep këshilla,
vetëm për të tjerët!
Të japë këshilla,
e ka si talent,
se veten e quan,
super4 ekselent!
Po të mos e dish,
sa herë që flet,
të duket një burrë,
me integritet!
Në këtë rrëmujë,
në këtë gallatë,
kam mundur t’i kap,
këtë deklaratë:
“Ne – tha Dashamiri,
jemi LZHK-ja,
por do të votojmë,
njëlloj si PD-ja!”
Po unë po e pyes:
“Pse-o i uruar,
pse s’voton njëherë,
siç duhet votuar?!
Kur kemi probleme,
zakonisht ti s’hesht,
pastaj në votime,
qëndron fort në rresht!
S’është si çdo votim,
ky i drejtësisë,
bëj një të mirë vetes,
edhe Shqipërisë!
Pse duhet të bësh,
gjithmonë harakiri?!
Mos voto si Sala,
por si Dashamiri!
Gjithë ato vite,
kot u rebelove,
se në fund të fundit,
në SHQUP u strehove!
Nuk them se po bën,
sot ndonjë skandal,
dhe unë as të shes,
as të blej moral!
Nuk them se po bën,
sot ndonjë skandal,
kur s’ke për Reformën,
mendim personal?!
Kollaj në greminë,
s’hidhet LZHK-ja,
hidhet ç’ke me të,
po u hodh PD-ja!
Shumë nga shqupistët,
s’i shoh dot me sy,
po për Dashamirin,
kam një simpati.
Jo se po drejton,
lëvizjen e mbretit,
por ka pasur shenja,
të integritetit.
Është i papërfolur,
dhe i papërlyer,
ndaj dhe deklarata,
fort më ka zhgënjyer!
Tani në të mbyllur,
sërish të them unë:
“Përse kokën tënde,
nuk e vë në punë?!”
Po thua-ç’të thotë,
një Lulash idiot,
kur kokën e bardhë,
me tru e ke plot!
Në akord me Salën,
gjithnjë s’ke pse del,
se mund të servirje,
një tjetër model!
Një tjetër model,
pa bujë e pa zhurmë,
një Njeri i Lirë,
që s’tretet në turmë!
Ndryshe do të shkruhej,
fletë e historisë,
se borxhe i kemi,
të gjithë Shqipërisë!

bravo Beni…me se i sakte….ja hoqe masken ketij b..lepirsi.
lavdi per gjithemon poeteve nga jugu
Paske simpati per D.Shehin,zevendes kryeministrin e 1997-es !?!?
Je a s’je ne vete Arben Duka?
Jo Lora, keshtu si e kuptoj une Poezine e Arbenit, ai e kritikon dhe demaskon ne nje menyre origjinale…
Dikujt mund ti drejtohesh ashper:
-TI DASHO, JE NJE IDIOT…
Por mund ti thuash edhe:
-TI DASHO JE PAK SI IDIOT….
Por edhe ne nje menyre me te zbutur:
-TI DASHO DUKESH BURRE I MIRË, PSE TREGOHESH IDIOT?!…
Në te tre rastet e quan IDIOT, por eshte tjeter gje , kur me takt kerkon qe tjetri te tregoje pozitivitetin e tij…, dhe per kete eshte me mire kur e vret me pambuk…Ky Dashua eshte nje Zogist i qelbët, e degjoja nje here kur perpiqej te argumentonte se Zogu i fali Shen Naunin, Jugosllavise dhe Dashua nuk e quante krim, por nje veprim taktik, se Zugu i Kurves kish bere nje leshim te nevojshem, kur ne fakt i dhuronte jo pronat e tij, por ato te Popullit shqiptar…, pra nje tradhetar kriminel i Atdheut dhe i popullit shqiptar…
Dashi eshte nje pijanec qoftexhi, nga ata qe politiken e kuptojne si muhabet kafenesh…Por fatkeqsisht dhe kryesisht kjo eshte klasa politike e shqiptareve te sotem…!
Politik po ban more spiun i komunizmit.
Ik o Mark e bej ndonje spiunllik atje ne Angli se te shkoj orari per sot,nuk je ti copa katunarit te lexosh e te kuptosh Ben Duken
O Poet ! Po kur 41 parti votojne ne RRESHT per Mavine perse nuk quhen qe jane pa Integritet, apo po te shkoje vota per idealin e Enver Hoxhes quhet i Drejte dhe Legjitim ?
Bile edhe votimi me “integritet” i partise se Frrokeve ty te duket mese i drejte.
Kesaj , o poet, populli i thote : “Te terheq krraba nga vetja”.
Dmth. kjo tregon se sa i “drejte” je ti vete. Dhe kur je i tille NUK KE kurrfare te drejte te besh moral. Apo jo?
zoti Duka po me ben propozim.
Te bej si Blushi ne oborrin tim.
Kurre nuk kam hip ne furgon te majte.
As kur PD e boni shtetin balte.
Kam nje far yndyre nje far simpatie.
Se nuk jam bo vegel e asnji qeverie.
Por nuk boj si Blushi anej nga e majta.
Ene pse Ben Duka do me thuri levdata.
Jam ma mir djathtas si qytetar i vjeter.
Se ashtu kam vlere si akund tjeter.
Sa me thote Duka, nuk dyshoj aspak
Per hallin tim asht shum ne merak!
Per ket merak te Dukes per mu.
Ne Parlament kam per ta falenderu.
“Përse kokën tënde,
nuk e vë në punë?!”
Po kush nga politikanet keto 25 vjet i beri punet me veglat e tij- more Beni ? Te gjithe perdorin veglat e botes per te bere punet e tyre. Edhe Dashi nuk ben perjashtim . ( Mos u keqkupto,edhe koka me trurin futet tek veglat e trupit )
Une nuk e prisja qe poeti i madh Arben Duka t’i thote Dashamir magazinjerit qe eshte nje idiot,
t’i thote publikisht se e “ke koken plot”???!!!