Votohet nga PD ligji që shmang borxhet e shtetit

anazapta

Nëse shteti apo kompanitë private nuk do të paguajnë në kohë detyrimet për punë të ndryshme do të kenë kamatvonesa mbi shumën si dhe penalizime.

Ky projektligj është diskutuar në Komision e Ekonomisë dhe Financave. Ministri, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se ky ligj ka ardhur me kërkesën e FMN-së dhe synon moskrijimin e borxheve të reja në të ardhmen.

“Këto klauzola e detyrojnë qeverinë që ditën që shkel kontratën të marrë parasysh konsekuencat, jo si deri më sot që nuk është numëruar asnjë kamat vonesë dhe shteti nuk merr përsipër absolutisht asnjë detyrim dëmi. E detyron me një afat kohor të përcaktuar që të paguajë një kamat vonesë edhe autoriteti i zbatimit të ligjit. Në finale është gjykata dhe janë institucionet e përparimit sigurisht. Tenderimi pa u alokuar 70% e fondit total, pra nuk do të ketë më asnjë proçes tenderimi me 10% të fondit, nuk japim autorizim për çeshtje fondesh” u shpreh Ahmetaj.

Ky projektligj është përkrahuar edhe prej opozitës dhe ka kaluar në parim me votat e të dyja palëve. oranews

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *