Votohet qeveria e re malazeze, Dritan Abazoviç merr postin e zv.Kryeministrit, kërkon ristartim të marrëdhënieve me fqinjët, veçon Serbinë

Ornela

Parlamenti i Malit të Zi miratoi me 41 vota qeverinë e re me kryeministër Zdravko Krivokapiçin.

Ndërkohë, shqiptari Dritan Abazoviç u zgjodh zv.kryeministër i Malit të Zi pasi mbështeti koalicionin anti-Gjukanoviç përmes nismës civile URA. Qeveria mori 28 vota kundër dhe 1 abstenim.

Qeveria e re do të ketë 12 ministri.

Abazoviç mbajti një fjalim të fortë dje duke theksuar se kërkonin një raport të ri me Serbinë.

“Ju doni të na shtyni në grindje, ne nuk duam. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, ne do të fillojmë nga e para. Qeveria e re duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja. Ne nuk duam një politikë grindavece. Nëse dikush e dëshiron atë, le ta zbatojë atë. Me të gjitha vendet në rajon ne duam të ndërtojmë bashkëpunimin më të mirë të mundshëm”, tha Abazoviç.

Qeveria e re u mbështet nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA.

Kundër qeverisë së re ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, dy parti të tjera shqiptare dhe Partia Boshnjake.

Synimi i Krivokapiçit ishte të krijonte një qeveri të ekspertëve që do të përballej me problemet e akumuluara në Malin e Zi – duke e trajtuar gjendjen me COVID-19 dhe duke u përballur me pasojat e krizës ekonomike.

Duke ulur numrin e ministrive në 12, kryeministri paralajmroi racionalizimin e administratës shtetërore.

Shumica e ministrave janë të rinj me arsim të lartë, relativisht të panjohur për publikun e gjerë, por të paktën gjysma janë afër Kishës Ortodokse Serbe.

Me sugjerim të Kishës Ortodokse Serbe, Krivokapiç ishte në krye të listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e cila dominohet nga Fronti Demokratik Pro-Serb.

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • Shume mire -Urime Dritan !

    Dritani eshte cun inteligjent dhe di te manovroje

    Tani aty o Dritan, kerko qe Shqiptaret te cilet paraqiten si Boshnjake ,
    te kene SHkollat e tyre shqipe per femijet e tyre, dhe te mos kene frike te deklarojne etnine e tyre Shqiptare,

    • O Mondo,
      Ca pret nga nje njeri i tille, fillon me emer Shqipetar dhe perfundon me turko-sllav!
      Si jane asimiluar Shqipetaret e Plaves dhe te Rozhajes ne Boshnjake? Ja ku e ke nje nga keta… vete doren, Dritan Abazovicin…

      Tani ka filluar pak te lustroje imazhin, gjoja kerkon unitetin( mire do bente) por fillimet i ka pasur shume zhgenjyese, si ato deklaratat vite me pare per Gjergj Kastriotin… Mua nuk me krijon problem se perse eshte ne koalicion me partite Serbe, ato jane bindjet e tij dhe jeton ne nje vend te vogel multietnik.
      Problemi i tij eshte se, per te bere karriere ka deformuar vete prejardhjen e tij!!! Nese eshte pranuar si lider Shqipetar, njekohesisht i nje partire, me elektorat shumice serbo-malazeze ndoshta me nje vizion te ri per bashkepunim( ku nuk ka asgje te keqe) perse kerkon te jete ai qe s’eshte?!

      • Remos nuk i ben pershtypje qe eshte ne koalicion me serbet. Eshte bindje thote. Po dhe poshtersia dhe tradhetia eshte bindje.
        Teorema e Skenderbeut Serb ka lindur ne Serbi, apo i quan te gjitha rastesi te parendesishme.
        Apo per Remo orhtodhoksin e Duleqirit serbet jane te mire, dhe turqit te liq.

        • O kokerra e idiotit!

          Mali i Zi eshte nje shtet i vogel multietnik, ku jetojne Malazez, Shqipetare,Serbe,Boshnjake, Kroate… ca ka per te marre “arratine” ketu?!
          Ata do te jetojne atje, dhe te drejtat te jetojne si qytetare te denje te atij vendi ata nuk i fitojne me “ngujim ne kulle” dhe me nacionalizma folklorike, por te jene pjese e vendimmarrjes, dhe te jene aktive ne politike per te miren e te gjitheve, duke mos harruar ne radhe te pare etnise qe i perkasin, ti bejne ata te ndihen mire ne nje shtet qe eshte dhe i tyre! ( Jo vetem kur duan votat si ne Maqedoni)
          Andej nga Tuzi dhe Ulqini ja kane arritur deri diku me te gjitha veshtiresite qe u kane krijuar, mund te benin me shume, sepse kane shtetas Amerikane me Peshe ne origjine nga malesite e atyre aneve, por sic ndodh shpesh me Shqipetaret kurre nuk kordinohen. Kane gjetur nje shpikje: formojne Parti pa fund!!!

          Dritani si fillim ka mohuar Gjergj Kastriotin ( nuk e quaj Skenderbe), perse e ka bere?!
          Po Shqipetaret e Plaves, Gucise dhe Rozhajes perse jane bere Boshnjake dhe jo Serbe apo Malazez?! …ma thuaj ti! Po andej nga Kosova dhe nga Shqiperia perse po ktheheni ne otomanizem?!
          Mos e kane fajin Serbet?
          Perse jo nje rrace tjeter por Shqipetaret?
          Perse deshtimin duam ta cojme ne pazar ku nuk na e blen me askush!
          …………..
          Lere Dulen se eshte nje si puna jote, qe nderron pllaken nga do.

          Une jam Ortodoks dhe jam njekohesisht Shqipetar, per mua te gjithe jane vellezer sepse feja eshte edhe zgjedhje, ndersa gjaku eshte ai qe eshte. Per Turqit te pjekur i dua ata dhe kush do qe tu ngjaje(kjo eshte nje mallkim qe ne andej nga zona e Himares dhe dikur edhe Kurveleshi i Laberise nuk ua harrojme barbareve Turq)

          Une respektoj Flamurin dhe gjuhen Shqipe, kaq ka rendesi per mua.
          Ortodoksia e sinqerte Shqipetare ka nje peshe te madhe ne zgjimin Kombetar, ka qene ne vijen e pare me pushke e me pene derisa beri edhe te mundur(pjesen e saj te shkruar me germa te arta) ate Pavaresi qe me mbrapa i moren gradat te tjeret, ata bejlerbejte qe me aq zemer i kishin sherbyer Dovletit!

  • Sa sakrifica ishin bërë që shqiptarët të rikthenin identitetin e mbiemrave që pas pushtimeve sllave u ishin myslimanzu dhe sllavizu dhe ky far pisi Abazovič po të kishte qenë së pari njeri i ndershëm dhe intelektual i vëtetë do ta kishte konsideru nënçmim deformimin e mbiemrit të tij kushtetuta malazeze kētë ja garanton

      • Abazin duhet te shkoje 6 shekuj me pare qe te gjeje emrin e origjines. Po nje perpjekje mbarekombetare eshte bere, sepse emrin e pare e ka Dritan.
        Keshtu qe e ka hequr Abazin. Megjithate verejtja qendron.
        Dritan Shqiptari, ose Dritan Serbi, sic ti pelqeje..mjafton te mos jete turk, sipas teje

  • E kam thene edhe here te tjera per shqiptaret e Malit te Zi. Me perjashtim te Malesoreve, te tjeret jane sllavizuar, te pakten ne mbiemrat. Te gjithe jane meo “vic”, qofte atje, qofte jashte Malit te Zi. Edhe Abazovici eshte nje prej tyre. Ne rast se, si politikan, e mban veten per shqiptar, duhet te japi shembullin e tij per heqjen e sllavizmit nga mbiemri dhe te inkurajoje te tjeret qe te marin kurajon te bejne te njejtin veprim.
    Nuk ka nevoje per shume njohuri dhe shpjegime se sa vlere ka per te sotmen e per te ardhmen nje levizje e “shqiptarizimit te shqiptareve”. Teorite dogmatike, simpliste dhe naive te pacifizmit me ata qe kane derdhur lumenj gjakun te shqiptareve, nuk te con askund, vec ne kompromise korruptive dhe nenshtrim duke genjyer veten dhe te tjeret me ofiqet e “nenkryeministrit”.
    Abazovic, rregullo mbiemrin qe ta fillosh punen me kembe te mbare. Te tjerat vijne me rradhe, perndryshe do perfundosh “bisht qeni”.

    • Duhet të heqë jo vetëm sllavizmin nga mbiemri, por edhe turqizmin. Dhe të gjejë një mbiemër etnik shqiptar. Ndofta të fshatit të tij, a ku ta di unë. Meqë u dashka me e ndryshu mbiemrin sllavo — turk le ta ndryshojë të tërin. Se nuk ka kuptim të heqë prapashtesën sllave dhe të lëjë ballinën turke!

  • Une e kam idhull Dritanin.Ai si nje politikan modern dhe me finese kerkon rikthimin Serb ne ish republikat Jugosllave.Dritani nuk eshte si Edi Rama deshtaku.

  • Katarakti: nuk kam kundershtim, por nuk doja t’ja numeroja te gjitha sepse ndoshta nuk i.mban mend te gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *