“Tërhiqemi, ejani shkruajeni si të doni…”
Pak ditë pas kësaj deklarate të bërë nga kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla maxhoranca e miratoi projektvendimin e rregullores së parlamentit në komisionin e ligjeve.
Ajo që riktheu debatin mes palëve ishte një ndër ndryshimet e propozuara nga socialistët që e detyrojnë prokurorinë të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqjen e imunitetit të një deputeti.
Nga viti 2012 deputetet nuk kanë imunitet përveç arrestimit dhe kontrollit të banesës. Rregullorja duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Opozita ripërsëriti kërkesën për ta bërë diskutimin për ndryshimet në rregullore në Këshillin e legjislacionit, por socialistët i kujtuan bojkotin e këtij organi nga ana e demokratëve.
Mes morisë së përplasjeve mes palëve. I vetmi deputet skeptik për ndryshimet e shpeshta të rregullores së kuvendit ishte ish-kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj.
“Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në kartona më shume se sa persona me integritet.”
Pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për t’ia deleguar këshillit projektvendimin, pakica braktisi punimet e komisionit.
Sipas ndryshimit të bërë nga mazhoranca në rregulloren e kuvendit kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdolloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori dhe kërkesa duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që e mbështesin atë.
o.j/dita

Mediave kerkojne tua mbyllin gojen ama per vete po perpiqen te blindohen me imunitet per te paberat e vjedhjet. Turp!
Beini te pa prekshem deputetet .Bravo PS .
SPAK ,per se shpejti ,doja u tregoj mire juve
imunitetin .Prisne se skeni pare as edhe nje gje akoma..
NUK THONE KOT, RAMA PO BEN SHTET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! DITE E NATE NUK E ZE GJUMI MENDON PER POPULLIN , ME SHUME SE XHAXHI ENVER!!!!!!!!!!!!!!
Rama me kazanin e tij korruptues te mbrem se mo na vjen radha te jemi te sigurt o Ram o grua qir bashk me ate QE pret pemt ju lerofsha familjet
pasi vendosi tentakulat e tij mbi drejtesine, duke i propoganduar shqiptareve reformen ne drejtesi si qellim per zhdukjen e korrupsionit, RAMA rikthen imunitetin per te blinduar paprekshmerine e tij,
por harron se ka bere aq te keqija sa xhafajt e gjonajt do te behen pale e do ta fundosin keq, por keq ama.
te gjithe bemat e te padenuarve Berisha, Meta, Basha, Mediu, Gjiknuri, Tahiri etij, vetem RAMA ka per ti hequr ne burgun qe i ka hapur vetes