Rama paralajmëron përkohshmërinë e rezultatit të votimeve sot?

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama rreth orës 09:18 ka shkuar për të votuar në Qendrën e Votimi që ndodhet pranë shtëpisë së tij në Surrel. Shefi i qeverisë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pasi daljes nga Qendra e Votimit, kryeministri Edi Rama tha se këto zgjedhje janë për Shqipërinë që duam dhe e rëndësishme që  çdo qytetarë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar.

Rama tha ndër të tjera se sot është mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve, duke paralajmëruar ndoshta edhe përkohshmërinë e rezultateve të sotme.

“Shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’i japë të gjithëve se sa vota. Kjo ditë konfirmon se me popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është një fjalë boshe, kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka fund tjetër veç fundit me dështim dhe me turp”.

Sipas Ramës, këto janë zgjedhjet që i dhanë një mësim politikës se intereso kombëtar është mbi çdo interes personal.

“Historia e solli që këto zgjedhje më shumë se sa zgjedhje për kryetar të jenë zgjedhje për fëmijët tanë. Sot është dita që ju jep një mësim historik çdo politikani dhe çdo partie politike. Kurrë më interesat e një pale nuk i bien ndesh interesit kombëtar”,- tha ai.

l.h/ dita

Share This Article
18 Comments
  • Ik or Legen Materniteti , Hajdut ,Frikacak , Karagjoz.
    E ke kthyer Shqiperine ne Varferi Ekstreme dhe ben efekte per te hequr vemendjen nga Rremuja totale dhe mos funksionimi i Shtetit .
    Ćfare te besh do Te te bejne por Edhe NJË Më Shumë , kete mos e harro .

  • Për cilin interes të femijëve na dërrdëllis t’i o rama-vic,o djall me fytyrë njeriu, për atë që t’i me shokë e shoqe “zotërinj e zonja” po i servirni popullit ushqime të tejngopura me hormone e kimikate që po ja nxijnë, e shkurtojnë dhe marrin jetën shumë shqiptarëve, apo për bashkëjetesën me djallin që c,do ditë të vitit vetëm se terrorizon, grabit e tjetërson pasuri kombëtare e private nga fuqia supërkriminale e supërkorruptive e të tre pushteteve, plus pushtetin lokal dhe atë pjesë të medias e biznesit që si lavatriçe vazhdojnë të pastrojnë lekët e pisët, për cfare të mira i premton t’i duke derdhur lot krokodili, vetëm për të mashtruar e shqyer prenë e rradhës, pra popullin e popujt, ëëëëëëëëëëë? Prisni o djall me fytyrë njeriu, me veprimet e bëmat tuaja sa korruptive e aqë dhe kriminale ti nuk bëre gjë tjetër vetëm se i përgatite vetes dhe sozive tuaja një fund të turpshëm, të shpejtë e pa kthim, ku e djeshmja dhe e sotmja superluksoze e vënë nga binjakëzimi me botën e krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik dhe nga armiqtë shekullorë të shqiptarëve, do të mbetet një ënder, dhe e nesërmja po vjen minuti që nga fodullëku e pordhët nga fuqia korruptive e kriminale e pushteteve në bangën e Drejtësisë dhe pas sajë në burgun e Recit. Nuk do të keni më as lekë të pisët e pushtet brënda ligësisë që të mund t’u shpëtojë nga ndëshkimi. Janë mijra nëna e gra të veshura me të zeza e mijra fëmijë të mbetur jetim, pa harruar një pasuri kombëtare e private të grabitur e të tjetërsuar nga fuqia e pushteteve që kërkon Drejtësi dhe jo lot krokodilësh për të mashtruar e shqyer prenë e rradhës, pra popullin e popujt. Shqiptarë e ndërkombëtarë tashmë t’a kanë prerë faturën, c’do skenarë i pështirë i rradhës se jashtëqitjes shqiptare në të tre pushtetet vetëm se jua shton faturën. Besoni, binduni e ndaluni në ligësitë tuaja dhe rrefehuni sa nuku është vonë që SOVRANI, SHBA , BE e Ligji dhe Zoti të mëshirojnë.

  • Drejtesia do te behet,po kush e ka penguar deri tani??
    Jane molotovsat e kompani qe djegin e shkaterrpjne.
    Drejtesia do te behet,por me vote e jo me djeg qendrat e votimit.
    Mbas ketij votimi shpresoj te filloje kthesa duke u zhdukur gjithe varrmihsat e shqiperise.
    Do e kete ne dore drejtesia e re e kontrolluar nga amerika e be.

  • Zotri Rama ia ka msye që Shqipërin përseri ta kthej në sistem MONISTTani nëse arrin rezultat atëhere ai duhet të bashkpunoj vetëm me shtetin Kubanez sepse të gjitha shtetet Europiane jan duke ecur përpara ndërsa Shqipëria vazhdon me të vjetrën-ENVERISTE.Unë shpresoj dhe i besoj Popullit se është më inteligjent dhe sot e ka shansin IDEAL që ti tregoj Ramës se Shqipëria është me drejtim EUROPIAN dhe lamtumir Komunizmit.

  • Sot voton kushdo dhe ne orarin qe i leverdis.
    Taktikat e pd-se marrin forma nga me te ndrushme.

    Pasi terrorizuan njerezit me molotov qe te prishnin zgjedhjet.Sot kemi nje strategji te re.Ne televizionin hapur pro Berishes ne oranews tani po derdellisin per pjesemarrje te paket. Eshte mengjes. Keshtu ka qene gjithmone qe votuesit preferojne mos prishin gjumin e mengjesit. Po shpifaraket jane ne detyre per te vazhduar hedhjen e baltes me katapulten e Pd-se.

  • O UJKU I COFUN E TI LESHI TJETER QE BENI KOMENTE eahte peshe e madhe per trurin e juj ti kuptoni Edi Ramen.Futini nje pershesh me kos e ju lehteson.Aj te kalume e anash kur ecni rruges.

  • Sot do te kuptoni reagimin e vertete te popullit te neperkembur dhe mashtruar prej qereverisjes tende,jane te shumte ata votues qe te mbeshten per te qeverisur i vetem,dhe si shperblim moren shgenjimin e thelle,po ashtu te shumte jane edhe ata qe do te donin te te rivotonin,por ne mendjet e tyre rikthehet karshelleku juaj kunder atyre qe te besuan,si do i bindni ata Shqiptare qe jane kundra rehabilitimit te kolaboracionistit Mit”hat Frasheri?si do i bindni ata qe jane kundra vleresimit ne poste te rendesishme nga ana juaj e atyre,qe prej jush kosideroheshin si shkaktare te rrenimit te shtetit?si do i bindni familjaret e atyre qindramijera te riemigruareve qe braktisen vendin,se ne Shqiperi i vrane shpresen?jane dhe plot aresye te tjera per te mos ju mbeshtetur,por ju vazhdoni serine e batutave.

  • Pjesemarrja ne votime 12 %,mjaft ligesht.
    Populli duhesh ndergjegjesue se keto votime i sherbejne konkretizimit te rreformes ne drejtesi.Ngritjen e Gjykats kushtetuse,gjykaten e lart,SPAK-un dhe BKH-n.
    Basha,Meta dhe gjithe opozita do mburren per fitore nese pjesmarrja ne votim nuk e arrin 50%.

  • Qente e rrugeve dhe te blogjeve le te lehin, Shqiperia do vazhdoje perpara. Sot eshte dite historike, shpetuam nga bandat talebane PD / LSI. Vakumi i krijuar ne spektrin opozitar do te mbushet shpejt, shendosh manastiri pa kallogre ka sa te duash.

    • Qenet si ju qe i thone popullit te ryre qene shyqyr zotit jane pakice shume e vogel ne kete vend per te pretenduar se kane legjitimitet me qeverise! Jeni mazhorance vetem kur reguloni pazaret e votes para votimeve, posot thesi imiellit nuk mjafton!

  • titulli eshte komplet perralle me mbret…
    “paralajmeron perkoheshmerine”?!
    ne cilen pjese te fjales se rames eshte permendur perkohshmeria?
    eshte bere “dita” letyre e pedese…

  • Dita e sotme eshte fitore e jashtezakonshme per demokracine. Te gjithe pushtat e PD-se, se bashku me ata te LSI-se, bene çfare kishin ne dore qe te mos votohej sot. Iken nga parlamenti, braktisen zgjedhjet, perdoren molotovin, dekretuan dhe çdekretuan disa data zgjedhjesh, por Rama nuk u lekund. Ketu u tregua burre shteti i vendosur. Llogarisni sikur tu kishte hapur rruge fashisteve te opozites, apo te ishte larguar nga qeveria, meqe qeneria lehte pa pushim: “Rama ik”, ” Rama ik”! Edhe reforma ne drejtesi do te perfundonte ne gropen e plehrave dhe maloket me lekura dhish do ulurinin “Fituam”! Por Rama qendroi granit. Per opoziten zhvillimi i ketyre zgjedhjeve sot, eshte nje grusht i tmerrshem turinjve, qe nuk kishte ngjare qe nga 1997-a. Ishin mesuar banditet e PD-se te behej siç donin ata, por sou iu thyen turinjte siç duhej. Dhe nuk ka rendesi rezultati, pjesemarrja dhe me the e te thashe. Me rendesi eshte qe u be si donte maxhioranca. Pasi ben gam gam per 3 muaj me rradhe dhe e pane qe nuk fituan gje sot kane vajtur ne plazh. ndersa disa neandertale jane duke shkuar ne burg per bythen e Ilir Metes, Kryemadhes, Lul Hollandezit dhe Derr-ish Karaxhiçit. Fitore e rendesishme. Hap perpara ne kthimin e Shqiperise ne shtet. Tani presim te degjojme vringellimin e prangave. Per peshqit e medhenj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *