Voton Senati, Antony Blinken konfirmohet si Sekretari i ri i Shtetit Amerikan

time

Këtë të martë, senati votoi për të konfirmuar Antony Blinken si sekretarin e ri të shtetit të SHBA.

Blinken, bashkëpunëtor i vjetër i Biden, u miratua me një votim prej 78-22. Kjo do të thotë që më vonë sot ai do të betohet dhe do të marrë detyrat e tij të reja, raporton CNN.

Me konfirmimin e Blinken, Presidenti Joe Biden tani ka një numër anëtarësh kryesorë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare.

Përveç Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, i cili nuk kërkon konfirmimin e Senatit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines u konfirmua në Ditën e Përurimit dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u konfirmua të Premten e kaluar.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *