Nga Andrea Stefani
Sot ka vetëm një thirrje që mbi 90 përqind e shqiptarëve ua drejtojnë deputetëve: Votoni reformën në drejtësi! Mbi 90 përqind e shqiptarëve pa dallime partiake ua drejtojnë të gjithë deputetëve pa dallime partiake. Me atë që na thonë sondazhet, sovrani i drejton një thirrje të gjithë përfaqësuesve të tij: Votojeni reformën! Ata që nuk do ta bëjnë, nuk përfaqësojnë më interesat e tij, nuk janë të lirë dhe të ndershëm të përfaqësojnë interesat e tij.
Të gjitha të tjerat sot duhet të kalojnë në plan të dytë. Disiplina partiake, besnikëria apo mirënjohja ndaj liderit që të ka futur në listë si deputet. Sepse ka një besnikëri që qëndron më lart se të gjitha, ajo ndaj Sovranit që të ka bërë deputet me votën e tij. Dhe nëse lideri, për lloj-lloj shkaqesh, të thotë mos voto por Sovrani popull të thotë voto reformën, kujt duhet t’i bindesh? E si mund t’i bindesh liderit duke tradhtuar vullnetin e sovranit?!
Çdo deputet që voton sot reformën në drejtësi, nuk voton se ashtu i thotë udhëheqësia partiake, s’ka rëndësi nëse ajo thotë po apo jo, por voton sipas vullnetit të tij të diktuar nga vullneti i Sovranit. Qysh në krye të herës, në nisje të tranzicionit, Sovrani është shprehur: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ky është një nga ato momente historike ku mund të investohesh për ta bërë Shqipërinë të tillë duke votuar reformën në drejtësi. Lidershipi që nuk e voton e tradhton atë dëshirë, deputeti që i qëndron besnik atij lidershipi tradhton Sovranin, tradhton shqiptarët.
Çdo deputet që nuk voton sot reformën i kundërvihet Perëndimit, SHBA dhe BE, aleatëve të çmuar të shqiptarëve që janë investuar fort në hartimin e kësaj reforme, duke mbetur garanci se ajo do të prodhojë një pushtet drejtësie të lirë dhe të aftë për të dhënë drejtësi.
Të votosh për reformën në drejtësi do të thotë t’i japësh sovranitet real Sovranit. Se aty ku nuk ka drejtësi nuk ka sovranitet për qytetarët por vetëm për të korruptuarit. Vetëm këta të fundit po përpiqen ta pengojnë reformën me pretekstin se preket “sovraniteti” i vendit. Në fakt, preket vetëm “sovraniteti” i tyre, sovraniteti i korrupsionit, pandëshkueshmëria! Eshtë qesharake t’i dëgjosh kur thonë se perëndimorët, që na mbështetën kundër diktaturës për një sovranitet real, duan të na grabisin sovranitetin. Por kur ka ndodhur që autokratët dhe të korruptuarit të mos spekulojnë me sovranitetin, me “mosndërhyrjen e të huajve në punët e brendshme”, për të ruajtur sundimin apo parajsën e tyre të paprekur, “sovrane”? A nuk kanë bërtitur “larg duart nga Shqipëria!” ndërsa mbanin thonjtë e ngulur në trupin e saj?
Shqipëria ka ngecur në batakun e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë se nuk ka pasur drejtësi të pavarur në këtë 26 vjet. Reforma e çliron drejtësinë nga vargonjtë e politikës së korruptuar, i jep forcë që korrupsionin me anë të ligjit ta shndërrojë në sundim të ligjit, pikërisht atë që shqiptarëve ju mungon prandaj e presin dhe e kërkojnë.
Të gjitha të këqijat që na mundojnë sot janë të lidhura, në një mënyrë ose në një tjetër, me mungesën e një pushteti drejtësie që i vendos të gjithë barabar para ligjit, kryeministrin dhe punëtorin, deputetin dhe fshatarin, që shkallmon barrikadat e pandëshkueshmërisë. Padrejtësia është varfëri dhe prapambetje. Disa i pasuron disa i flak në mjerim. Shqipëria ka mbetur kronikisht e varfër sepse nuk ka patur kurrë drejtësi.
Drejtësia është integritet. Ajo e mbron qytetarin nga arroganca e qeverive, mbron vendin e punës së qytetarit dhe administratën publike nga “fshesat” klienteliste të pushteteve, pronën private nga abuzimi me “interesin publik”, jetën nga krimi që, i pandëshkuar nga ligji, nuk mund të mos rivrasë. Dhe duke bërë të gjitha këto, drejtësia do ta bëjë shqiptarin qytetar të lirë, që të mund të jetë vetvetja.
Çdo deputet duhet të votojë në emër të kësaj lirie të atyre që e kanë zgjedhur, për ti nxjerrë të gjithë ata nga statusi i turpshëm i njeriut që konformohet me partinë dhe liderin për të ruajtur a kapur një vend pune në administratë. Dhe sa më madhe padrejtësia, aq më e madhe nevoja e njeriut për nderet e partisë dhe liderit të realizuara po mbi padrejtësinë, dhunën dhe arrogancën prandaj aq edhe më i verbër konformizmi ndaj lidershipit, ky degradim i bindjes në paaftësi të njeriut për të menduar me kokën e vet. Çlirojini shqiptarët nga kjo skllavëri e padenjë për ta duke i hapur rrugë drejtësisë së pavarur, votoni reformën!

KETA NUK KANE KONSENSUS ME VETVETEN… SI MUND TE KENE KONSENSUS ME TE TJERET !
OPINIONE
KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?
– A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Si?
Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
Kurrsesi!
Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
Me lutje!?
Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!
Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!
Si!?
Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !
Cila eshte zgjidhja!?
Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
A ka zgjidhje tjeter?
Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!
Enough it’s enough… Boll me!
Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!
… Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !
Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
Eshte koha per veprime jo per pisedime!
Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
Perndryshe…. Perndryshe !
… Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!
SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE ME 27 MAJ 2018
Pse nuk e thua troc o Andrea, se ai/ajo qe nuk e voton sot reformen e pranon hapur, se eshte i korruptuar, hajdut, shkerdhat, spiun, tradhetar, dhe si i/e tille duhet nxjerre per zhelesh nga salla e parlamentit.
I bejme thirrje te gjithe qytetareve te ndershem te Tiranes, dhe ne vecanti rinise, qe te rreshtohen perreth godines se parlamentit dhe t’i fusin nga nje peshtyme surratit te gjithe atyre beqirave qe do votojne kunder reformes.
Votimi duhet te jete I HAPUR, ne menyre qe Sovrani te shikoje se cilet jana ata qe nuk e duan Reformen ne Drejtesi dhe cilet jana ata qe e kundershtojne kete Reforme.
Nderime z. Stefani, nderime DITA!