Partia Demokratike ka përjashtuar nga të gjitha funksionet dy këshilltarët e saj në këshillin bashkiak të Ballshit që votuan për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi” ish-Ministrit të Brendshëm të regjimit komunist, Feçorr Shehu.
Në një deklaratë për mediat thuhet se vota e Artur Shehut dhe Mirela Muçës ka qenë personale.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar dhe të papranueshëm të dy këshilltarëve të PD, Artur Shehu dhe Mirela Mucaj, të cilët për qëllime të ulëta, personale dhe të papajtueshme e të dënueshme nga anëtarësia e PD kanë bashkuar votat duke shpallur Qytetar Nderi të Ballshit kriminelin e diktaturës, Feçor Shehu. Partia Demokratike i rekomandon degës së PD, Mallakastër largimin e tyre nga Partia Demokratike”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Me kete logjike, duhet te perjashtohen nga PD edhe ata qe bene deputet Z. Kastriot Islami.
Mire bene qe e bene qytetar Nderi . Ai ka qene beniamin per komunistin Berish.
Fatkeqesi e madhe kur VLERAT jane shndrruar ne PORNO …..!? QUO VADIS ????
Pandeha se sa jane ,po dy persona e njeri me mbiemer Shehu. Po nuk e di partia se keto Keshilltare te PD ne Ballsh po te ishin ne Shkoder do ishin me PS. Ashtu si socialistet e Shkodres po ti sjellesh ne Ballsh jane me PD. E cfare duhet perjashtimi?
Me kete logjike duhet te perjashtohen nga pd-ja e gjithe pd-ja qe beri koalicion me partine komuniste per te marre lulka bashkine(perveç vjedhjes qe i beri ne fund)
Saliu i perjashtoi nga partija, se smundet qe te shpallet qytetar nderi, Fecori, para Enverit.
Keta keshilltare kane ngaterruar rradhen, po te kishin shpallur Enverin qytetar nderi, me siguri do te ishin te ftuarit e nderit, te Saliut, ne zyren e re ne SHQUP.