Votuesi e ka bërë zgjedhjen

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Nuk i kuptoj këto kërkesa dhe pika të marrëveshjes. Gjëja më e çuditshme më duket pika që mazhoranca të mos përdorë kartonat (!). Nuk besoj se e ka dëgjuar njeri, dhe nuk besoj se duhet të ketë ndodhur kund një situatë e tillë. Janë të gjithë në gjumë! Nëse Brukseli aprovon të tilla propozime, atëherë ka mbaruar demokracia edhe atje. Ky është precedent i rrezikshëm që dekurajon votuesit në tavolinë. Votuesi e bën vetë gjykimin e vetvetes në zgjedhjet e radhës. Kujt i duhet ky ekuilibër fals? Çfarë nxjerrim nga kjo? Ç’kuptim ka rezultati i zgjedhjeve të 2013-ës kur ato janë pranuar nga palët? Ç’është kjo marrëveshje në kurriz të demokracisë? Nëse do të ketë marrëveshje të tillë, e cila merr shkak nga agresioni ndaj një deputeti, atëherë kjo nuk është demokraci! Le t’i drejtohet gjykatës deputeti i dhunuar, dhe nuk ka përse mbahet peng i gjithë vendi për dy deputetë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *