Po thuhen shumë gjëra për Kreshnikun. Fakti është që para dhe gjatë negociatave të djeshme me PS-në ai bëri ç’është e mundur që ato të dështonin. Përshtypja e atyre që kanë qenë pranë këtyre negociatave përputhet: Kreshniku prishi qëllimisht çdo mundësi kompromisi me PS. Nuk dihen arsyet e këtij qëllimi, por cilatdo qofshin ato, kanë të njëjtën pasojë. Me këtë lëvizje Spahiu (së paku po tenton) të dëmtojë bashkimin opozitar kundër Berishës.
Ka nga ata që besojnë se Spahiu ka marrë shuma të mëdha parash me të cilat ka mbajtur fushatën e tij të kushtueshme këto kohë – duke premtuar në këmbim vende deputetësh. Dje gjatë negociatave, pasi mori kushtet që kishte vendosur, nxori paritur një të ri: ka këmbëngulur në mënyrë të veçantë për emrin e një zonjushe, të cilën, sipas këtyre zërave ia ka premtuar dikujt që do jetë patjetër në listat e PS. Ka të tjerë që thonë që edhe sikur t’ia plotësonin këtë dëshirë do nxirrte një tjetër. E vërteta është që ka nxjerrë pretekst pas preteksti për të mos firmosur. (kësaj i shtohet që një ditë më parë ne u njohëm me gjashtë pika apo “kushte” që AK i kishte vënë PS-së për aleancën parazgjedhore. Dje në konferencën për shtyp, pas mbledhjes maratonë, ai nxori tjetër pretekst për mosbashkimin me PS-në: tha se nuk mund të ishte në një koalicion me partinë e grekëve. Ky pretendim nuk përfshihej në gjashtë kushtet e një dite më parë)
Thonë që kërkoi tre deputetë dhe pastaj kërkoi pesë nga lista e PS-së. Me këtë logjikë, po t’i realizohej numri 5, do të kërkonte 7. Kërkoi tre femra me doemos, që mund të shtoheshin në tetë. Në fund dolën grekët pengesë!
Pse nuk donte pra Spahiu të firmoste duke u dalë kundër edhe atyre që i dhanë forcë dhe imazh publik patriotik lëvizjes së tij, Myslim Pashës dhe Lisien Bashkurtit? Arsyet sic e thamë mund të jenë të ndryshme, por pasoja është një. Dhe pasoja është gjëja më e qartë tani për tani në këtë histori. Spahiu do tentojë të marrë votat e të majtëve që nuk e duan Berishën por që nuk gjejnë veten tek qëndrimet e moderuara të bashkimit opozitar. Nëse ia arrin kësaj, Spahiu realizon vetëm një gjë: dobëson bashkimin opozitar duke shtuar vota kundër Berishës në vetë shportën e Berishës.
E bën këtë me vetëdije apo pa vetëdije? Të thuash që e bën pa vetëdije kjo bie ndesh edhe me vetë me profesionin e Kreshnikut. Ai është jurist. Të themi se Spahiu nuk merr vesh nga politika, edhe kjo duket disi e pabesueshme. Të themi që nuk i di rregullat zgjedhore, edhe kjo është e papranueshme. Ai ka qenë nënkryetar i KLD-së dhe i njeh mirë ligjet dhe Kodin Zgjedhor. Ai e di shumë mirë që i vetëm, si AK ka për t’u katandisur thuajse në hiç pas 23 qershorit. Sepse i tillë është Kodi.
Njerëzit do binden mbi rolin e vërtetë që ka marrë përsipër Kreshniku, sapo të shohin cfarë do bëjë pas kësaj. Por nuk duhet lejuar që votat që ai pretendon t’i marrë opozitës, të përsëritin historinë e Hysni Milloshit në zgjedhjet vendore të 2011-s. Dhe, pavarësisht se i ndjeri Hysni deri në fund u përpoq të argumentonte se nuk ishte as me Ramën dhe as me Berishën, në fakt i shërbeu Berishës dhe dëmtoi opozitën. Por pas 23 qershorit justifikimet e Spahiut se për të mirën e shqiptarëve u përpoq kur luftoi i vetëm kundër Berishës dhe Ramës nuk do t’i besojë kush. Sepse ky pretendim është zhvlerësuar qysh tani.
jam plotësisht dakort. Me apo pa para ai po i shërben Berishës.
Po kujt po i behet vone se je dakort.PD nuk ka nevoj per njers nacionalist te thekur si Spahiu.Ai po i sherben turkut me qene se origjinen e ka turk.Te part e tij te hershem kan qene spahi[sundues]
Kreshnuku luajti si politikan,e jo si tifoz futbolli,shancet e Rame jane 50/50 per fitore,me kalimin e kohes Berisha po fiton terren dhe kjo per faj te opozites teper te dobet qe eshte kthyer kosh me plera.flm
Me vjen keq per idealizmine Myslym Pashajt qe eshte zemra e kesaj partie se Spahiun ose Koci Oglly e din qe eshte kolline e peste e Saliut,prandaj kush eshte vertet atdhetar ta braktise sa me pare kete vemje politike qe i sherben padronit tij Berisha ,i cili e kishte avokat personal ne vitet 97-99.Myslym Pashaj ne do tu lere emer te mire Mallakastres e femijve(Jo si Kaci I zi),te distancohet nga qymyri i zi Spahi,te mbahet mend si Atfhetar qe beri per Shqiperine,se ska moshe te koritet.
I bej Thirrje Aleances Popullore te Artur Dojakesqe ta Kandidoj ne Fier ose Vlore se vertet do i duhet ceshtjes Shqiptare.
analize e dobet sipas parimit marksist po te jesh me mua je mik po te mos jesh me mua je armik..ju ka hedhur rama trute e gomarit..nese nje parti del e vetme ne zgjedhje ky eshte vullneti i saj..nuk jemi ne kohen e xhaxhit…mos u merrni me thashetheme pa ditur gje..ku e dini ju se per c’fare eshte diskutuar se c’fare i kane kerkuar njeri tjetrit, ku kane mbetur bisedimet..per me teper edvini do te bente mire te bente publike edhe pikat e marreveshjes me elefenatin e korrupsionit meten..perse nuk e kerkoni kete ?