Vranë 22-vjeçarin për një karikues, lirohen 3 prej të arrestuarve

Leda Hysa

 

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tre prej të akuzuarve për vrasjen e 22-vjeçarit, Marvin Mihali.

Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”, tre të rinjtë Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, u është komunikuar lirimi pak ditë më parë, pasi u kishte mbaruar afati i paraburgimit.

Bëhet e ditur se në burg ka qëndruar vetëm Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin.

Lirimi i tre të rinjve nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e viktimës të cilët e kanë konsideruar këtë një vrasje të dytë për birin e tyre.

Ata kanë bërë me dije se do ta vazhdojnë betejën me drejtësinë.

Në një postim në rrjetet sociale, nëna e viktimës Marvin Mihali shkruan:

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush! O zot çfarë tmerri!  Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja? Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj! Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend? Si do ta vendos drejtësinë? Ju lutem më ndihmoni…”.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • U prehte ne paqe Marvini i shkrete, keto jane rrjedhojat e “demokracise “se kriminelit Sali Berisha

  • Me vendosjen e drejtesise se re, ata qe i falen duhet urgjentisht te zene qeline, bashke me keta tre specie. Rruge tjeter nuk ka, dhe nuk mund te kete!

  • Njerzit e atij vendi jane te lindur per te vrare per te vjedh te koruptuar tej mese jep para blej gjithcka . Jep para dil nga burgu jep para mjekou ne spital nese ke para ke ne xhep te gjitha.vendi i mire gjeografikisht por njerez me mendje dhe koka te kalbura.keshtu ka per te qene edhe 100 vjet te tjera.qeni te zotin nuk njeh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *