Policia e Tiranës ka identifikuar autorët e vrasjes së fatorinos 17-vjeçar të linjës Tiranë-Durrës, i cili u vra disa ditë më parë. Sipas informacioneve që vijnë nga policia, autorët janë Sulejman, Hasan, Behar dhe Klodian Morina.
Ata jetojnë në Durrës, por janë larguar nga banesa dhe policia po punon për kapjen e tyre.
17-vjeçari Julian Cuno, fatorino në linjën Tiranë-Durrës, u vra me thikë më 25 nëntor, pas një grindjeje të çastit me pasagjerët e identifikuar sot. Shkak i konfliktit u bë pagesa e biletës.