Vranë shpresën, shkatërruan shkollat

anazapta

SMS në DITA

në 0689073730

E dashur “Dita”, sinqerisht ju falenderoj: E marr çdo ditë e çdo ditë uroj: “ju priftë e mbara”. Si kanë guximin të flasin njerëz të paskrupuj, ata që për vite me radhë deformuan demokracinë, shkatërruan pronën e pronarët e vërtetë, u tallen me ish-të përndjekurit, larguan e sulmuan të gjithë ata që nuk lëpinë çanakun e çorbës mafiozo-neofashiste? Dalin në ekrane të larë e të krekosur, ata që janë aromë-bajga e kombit, çakejtë e tokave, pyjeve, minierave, bregdetit, etj., ata që vranë shpresat, shkatërruan shkolla e spitale, ata që kujtojnë horra e kriminelë, spiunë e servila, pikërisht ata nuk kujtojnë Arbnorin e Dostin, nuk deshën Brozin e Karamitron. Kush e ktheu PD e shtetin në funksion të një Bando-familjo-lëpirësash të një forme antishtet të paprovuar, e pikërisht ky sojsëz-tip çirret sot për mungesë rendi e shkelje ligji. Mjer ne që dimë, që kuptojmë e që jetojmë këtë tragjedi. 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *