Vranësira në të gjithë territorin, si pritet të jetë moti sot

Ornela

Sipas MeteoAlb, mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe  vranësirave të lehta në të gjithë vendin tonë. Këto kushte atmosferike vijojnë deri pas mesditës kur parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.  Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga  13°C  mëngjesi në juglindje deri në 30°C mesdita në qarkun e Elbasanit.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *