Vranësira, shi dhe borë në male, parashikimi i motit për sot

J L

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit ditën e sotme në vend, ku duket se pjesa më e madhe e territorit do jetë me mot të vranët.

Sipas parashikimit të bërë, pritet që herë pas here të ketë shtim të vranësirave, por në qarkun e Lezhës dhe Durrësit reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Në zonat malore dhe kodrinore të vendit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës e cila do të zbresë deri në lartësitë 300 m mbi nivelin e detit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

Ndërsa era do të fryjë e me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *