Vrapi gjen ekip in-extremis, nënshkruan me Partizanin

redaktor

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar dje arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin, Endri Vrapin. Mbrojtësi me eksperiencë ka firmosur kontratën njëvjeçare me të kuqtë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Futbollisti kryeqytetas do të mbajë të veshur fanellën me numër 44 dhe do t’i bashkohet skuadrës të martën kur edhe do të nisin përgatitjet për takimin e rëndësishëm të javës së tretë ndaj Skënderbeut. Duke folur në konferencën për shtyp gjatë prezantimit, ish-mbrojtësi i Tiranës është shprehur entuziast për këtë aventurë të re.

“Jam shumë entuziast që këtë sezon do të jem pjesë e Partizanit. Rikthehem pas shumë vitesh tek ekipi ku edhe nisa karrierën time si lojtar ndaj ndihem si në shtëpi. Shpresoj që me kontributin tim ti shërbej maksimalisht ekipit për të realizuar objektivat madhor që klubi ka për këtë sezon futbollistik”, ka deklaruar ndër të tjerash Vrapi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *