Informacione se vrasës me pagesë nga Turqia synojnë të godasin akademikë turq, gazetarë dhe shkrimtarë në Gjermani, të cilët janë larguar nga vendi gjatë qeverisjes së Partisë së Rexhep Taip Erdogan) kanë trazuar politikën e brendshme në Turqi.
Paralajmërimin e dha gjatë një konference shtypi në parlamentin turk, deputeti filokurd me origjinë armene Garo Pailan.
Ai tha në një intervistë me Deutsche Welle se informacionet janë të konfirmuara nga agjencitë e huaja të inteligjencës dhe të burime të sigurta.
Ka njerëz, sipas deputetit, të cilët kanë marrë kërcënime specifike, kryesisht në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.
“Ka disa emra në listë, por supozohet se lista do të hulumtohet” thotë ai.
Pas grushtit të dështuar të Turqisë në korrik 2016, mijëra njerëz, përfshirë akademikë dhe gazetarë, u larguan në Gjermani.
b.m. / dita
