Këto produkte kimike krijojnë një ambient mjaft të parfumosur brenda shtëpisë, por në të njëjtën kohë shkaktojnë një re ajri shumë toksike.
Jeta e njerëzve është në rrezik për shkak të ndotjes së ajrit brenda shtëpisë të shkaktuar mes të tjerave nga aromatizuesit e ajrit dhe qirintë aromatikë, pohon një studim i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve dhe Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të f|Fëmijëve në Britaninë e Bashkuara, i cituar nga portali ‘Daily Mail’.
Shumë njerëz injorojnë rreziqet e ndotjes së ajrit brenda shtëpive të tyre dhe tentativat për të reduktuara faturën mujore të pagesës energjike dhe mbajtja e dritareve mbyllur po luajnë një rol negativ në akumulimin e një reje të fuqishme toksike, paralajmërojnë përgjegjësit.
Sipas studimit, ajri i ndotur jashtë dhe brenda shtëpisë është i lidhur me vdekjen e të paktën 40 mijë personave në vit në Britaninë e Madhe. Për më tepër studimi paralajmëron se produktet e pastrimit të shtëpisë, aromatizuesit, qirinjtë aromatikë, deodorantët etj, kontribuojnë në cilësinë e keqe të ajrit të brendshëm.
Aromatizuesit e ajrit dhe produktet e tjera të përbërë nga një sëre kimikatesh organike të paqëndrueshme në ajër, të rregulluara në kontenier, krijojnë një kokteil shumë të rrezikshëm.
Komponenti kimi më i shpeshtë është esenca e limonit, e përdorur për t’i dhënë ambientit erën e limonit që mendohet se nuk shkakton rrezik për shëndetin. Megjithatë kjo esencë e kombinuar me elementë të tjerë shndërrohet në një kancerogjen që irriton sytë, lëkurën, provokon kollë, të përzierja, tumore të hundës dhe të fytit.
/DITA


