“Vrasësi i heshtur”/ Vala e të nxehtit prek të dielën Shqipërinë

Ornela

Temperaturat në këtë fund korriku dhe fillimin e Gushtit janë premtuese për ata që duan të pushojnë në breg të detit.

Sipas sinoptikanëve, mesdita e të dielës sjell rritje të ndjeshme temperaturash.

MOTI NE FUND-KORRIKU: Fundjava mbetet me kthjellime në gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shtohen në zonat malore ku priten rrebeshe të përkohshme shiu ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore.

Dy ditët e fundit të muajit, paraqiten në kushte të ngjashme atmosferike.

Temperaturat janë rritur lehtë dje dhe sot por rritje të ndjeshme sjell mesdita e së dielës, rritje që vijon dhe javën e parë të gushtit.

Sakaq, duke folur për Tv Klan, meteorologia Tanja Porja tha se e diela rikthen te nxehtin afrikan ne Shqipëri pas shiut dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë.

Kjo mund te jetë dhe java me nxehtë e kësaj vere, sipas sinoptikanëve. Deri në fund të tij, Gushti parashikohet të ketë mot të ngrohtë, por nuk përjashtohet mundësia e një valë të nxehti afrikan para ditëve të Shtatorit.

Në një sqarim tjetër në rrjetet sociale, Meteoalb flet edhe për rrezikun e temperaturave të larta, ku ndër të tjera shpjegon:

VALET E NXEHTESISE: Numri, kohëzgjatja dhe ashpërsia e valëve të nxehtësisë janë rritur dukshëm në dekadat e fundit dhe parashikimet afatgjata vlerësojnë shpeshtim e ashpërsim të treguesve të nxehtësisë, në të ardhmen.

Vala e nxehtësisë është ngjarje atmosferike por ndikimi i saj në jetën njerëzore është shumë i madh.

Vala e nxehtësisë është quajtur edhe “vrasësi i heshtur” pasi numri i jetëve të humbura nga valët e të nxehtit, tejkalon dukshëm numrin e fataliteteve për shkak të acarit, rrufeve, uraganëve, përmbytjeve por edhe tërmeteve.

Vala e të nxehtit gjatë vitit 2003 në Europë, shkaktoi në gjithë Europën 70 mijë fatalitete.

Nxehtësia goditi sërisht Europën në vitin 2006 por numri i fataliteteve thuajse u përgjysmua si pasojë e sistemeve të alarmit dhe fushatave sensibilizuese me komunitetin.

Popullsia u informua mbi çfarë DUHET dhe NUK DUHET bërë në ditët kur temperaturat arrijnë mbi 32°C.

 

o.j/dita

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Per Ty…

    Per Ty qe ke bo km per te bere nje foto tek dera e lokalit ne Jug dhe i fotografon e komenton faturen qe nuk e ke pagu as vet…

    Per Ty qe kerkon me patjeter kripe Himalaje ne restorant, nderkohe qe je rrit si te gjithe ne me kripe 20 lekshe…

    Per Ty qe do goten e madhe dhe te kristalte te veres, por qe nuk di as ta mbash…

    Per Ty qe do shapkat e plazhit Givenchy me patjeter dhe thonjte i ke brenda ne mish…

    Per Ty qe bileten e udhetimit nuk e konsideron nqse nuk eshte class A, nderkohe qe Babi yt pret autobuzin e Kamzes…

    Per Ty qe nuk ve ne goje gje tjeter pervecse çokollata zviceriane te ardhura posacerisht nga loku, por me shpirt do e “mysje” nje Hilal…

    Per Ty qe shtron darka mondane per personalitete e me pas kurre nuk ngre telefonin per pagesen…

    Per Ty qe filloren e mbarove, te mesmen fare, te larten ne Londer dhe Master-at tek TESHPELAFTE…
    Per Ty qe porosit foie gras me gliko kallamsheqeri dhe zemren e ke tek sufllaqja me dopjo qepe…

    Per Ty qe lut Zotin per paqe e meshire, por mallkimin nuk e heq nga gjuha as ne WC…

    Per Ty qe te lezeton dhe emocionon skedina 1500 lekshe, nderkohe qe ia ke heq kalamonit tend nga goja…

    Per Ty qe te “dhemb” shpirti per ambjentin qe ndotet cdo dite dhe per vete e ndez cigaren ne ashensor e spital….

    Per Ty… Per Ne…. Per te gjithe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *