Vrasësi serial, rihapen hetimet e policisë, mes viktimave edhe prostituta shqiptare

Elton Tafaruci

Dyshohet se janë më shumë se 7 gra të vrara nga vrasësi serial Maurizio Minghella, të ekzekutuara mes viteve 1996 dhe 1998 në Torino të Italisë. Viktimat janë të gjitha prostituta, mes të cilave edhe shumë shqiptare.

Por, dyshimet e policisë janë se ka më shumë se 7 viktima, ndaj janë rihapur hetimet për të zbuluar plotësisht historitë kriminale të atyre viteve. Në arkivat e policisë italiane janë të dokumentuara emrat e prostitutave të vrara, ADN, gjurmë gishtërinjsh, litarë e rripa të cilat përdoreshin nga vrasësi serial për të mbytur vajzat.

Vrasja e parë

Në vitin 1978 Minghella u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 grave në Genoa. Pas 18 vitesh ai u lirua nga burgu dhe u zhvendos në Torino, ku bëri edhe vrasjet e tjera. Sipas policisë italiane, ai përdorte teknikat e mbytjes me shami dhe mjete të tjera e më pas i mbështillte me qilim.

Viktimat

Mes viktimave të vrasësit serial italian janë edhe shumë prostituta shqiptare. Ndër to janë Heriona Sulejmani e vrarë në moshën 16-vjeçare, Atli ‘Elisa’ Isaku 22 vjeç, Nadia Shehu u gjet e vdekur më 1 gusht 1997, Floreta Islami e vrarë në vitin 1998. Gratë e tjera të vrarë janë Ebe Romano 35 vjeç, Fatima ‘H Dido, Tina Motoc, Cosima Guido.

Hetimet e policisë

Hetuesi Marco Martino vendosi të rihapë çështjen me dyshimin se ka ende gra të tjera të vrara nga Maurizio Minghella, krime që mund të mos jenë zbuluar. Dyshimet nisën pasi u zbulua vrasja e një prostitute shqiptare në vitin 1998. Bëhet fjalë pikërisht për Floreta Islami, vrasja e të cilës u zbulua para pak kohësh. Ajo ishte mbytur me shall dhe aty ishin zbuluar gjurmë të vrasësit serial.

 

vrasesi-2-478x445

vrasesi-3-374x445

vrasesi-4-637x445

Share This Article
1 Comment
  • Ato gjyates qe kane ene te lire kete vrases seria te denohen si bashkepuntore me te ne keto kime makabre.nese vertet duhe te vendoset drejtsi.
    Vetem ne Itali besoj se mafja me pushtet ne drejtesi i heq denimin e burgim e perjetshem nje vrasesi serial sikurse ky killer sirial

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *