Vrasësi shqiptar gjendet i vdekur në burgun britanik

Elton Tafaruci

Vrasësi  i trefishtë shqiptar Ndriçim Sadushi, u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Britani, i mbuluar nga jashtëqitjet e tij.

Shqiptari vuante nga zemra dhe u dërgua në spital ku edhe vdiq dy orë më pas nga një arrest kardiak, sqaruan autoritetet britanike, pas një hetimi.

43 vjeçari vuante nga depresioni dhe nuk fliste me askënd në burg. Shpeshherë kishte tentuar të vriste edhe veten.

Ai u arrestua në Britani në vitin 2012, pas 15 vjet arratie. Sadushi ishte dënuar për tre vrasje dhe një tentativë vrasje në Shqipëri në vitin 1997.

HMP-Belmarsh

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *