Një 41-vjeçar i dënuar në Shqipëri për vrasje të dyfishtë po lufton kundër ekstradimit nga Britania e Madhe për në vendin e tij të lindjes.
41-vjeçari, Saliman Barçi, është shprehur se është i pafajshëm dhe se po përdor të gjitha ligjet e nevojshme që të mos kthehet në Shqipëri, ku thuhet se ka vrarë dy persona.
Ndërkohë, “Daily Mail”, ka publikuar apelin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, që thekson se personi që ka kryer krime duhet të ekstradohet.
“Daily Mail”, pak kohë më parë duke paraqitur historinë shkruante se babai i tre fëmijëve, me një këmbë të prerë pak centimetër në gju, pas një aksidenti me motor u mbrojt para gjykatës anglezë, duke thënë se nuk mund të kthehet në vendin e origjinës, pasi për shkak të korrupsionit, aty rrezikon ta vrasin si pasojë e gjakmarrjes për krimin e kryer.
“Babai i tre fëmijëve tashmë është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, por po lufton ekstradimin duke përdorur ligjet e të drejtave të njeriut për të siguruar jetën e tij, duke thënë se ajo është në rrezik nga “gjakmarrja””, shkruan “Daily Mail”.
Më pas shkrimi vijon: “Edhe pse 41-vjeçari u shpall fajtor dhe u dënua me 25 vjet burg në mungesë të tij në vitin 2009, dënimi u rrëzua në vitin 2013 pas ankimit nga familjaret”.
Tashmë çështja është dërguar në Gjykatën e Apelit të Shqipërisë. Sipas gazetës britanike, prokurorët shqiptarë thonë se kanë prova të reja kundër tij, ndaj dhe po e kërkojnë.
Vrasja e dyfishtë ndodhi më 18 qershor 1997, pranë stadiumit “Liri Ballabani” të Burrelit. Sipas hetuesve të çështjes, por edhe pohimeve të të afërmve të viktimave ditën e ngjarjes dy të rinjtë kanë qëndruar së bashku me të pandehurin Saliman Barçi.
Më tej shkrimi vijon: “Organi i akuzës ka faktuar me prova dhe dëshmitarë të shumtë se rreth orës 23:00 të asaj dite shtetasit Barçi, Gjikola dhe Ibrahimi qëndronin në banesën e këtij të fundit. Barçi u ka thënë atyre se kishte 6 milionë lekë të reja, të cilat sipas prokurorisë i kishin grabitur. Të tre kanë dalë nga shtëpia, por në orët e para të mëngjesit dy të rinjtë janë gjetur të pajetë, të vrarë me armë zjarri”.
“Çështja ishte pezulluar për mungesë provash, për t’u rihapur në mars të këtij viti nga Prokuroria e Matit. Të afërmit e Ibrahimit kanë deklaruar gjatë hetimit se Përparimi është vrarë nga Barçi dhe pak ditë pas vrasjes në shtëpinë e tyre kanë mbërritur “misionarë” për pajtimin e familjeve. Kjo nuk arrihet dhe vëllai i Përparim Ibrahimit vret pak më vonë nipin e Sali Barçit. Sërish pas kësaj vrasje kërkohet pajtim mes palëve në konflikt”, përfundon shkrimin “Daily Mail”.
“Unë kam vrarë Përparimin, ju më keni vrarë Gencin”, thuhet se është shprehur autori i krimit të dyfishtë, duke u rrekur të mbyllen të dyja vrasjet me Kanun.

FOTOJA FLET SHUME DHE KUSH KA SY E MENDJE BINDET QE KY RRUSH ESHTE I PAFAJSHEM SEPSE SI KY TASH E 25 VJET KA SHUME NE RRUGET E TIRANES TE CILET JANE PRODUKT I SISTEMIT DEMOGRAFIK QE PRODHOI KJO KOHE E ARTE SHKERDHATOKRACIE.NDAJ LERENI ATJE KU ESHTE SE E JUSTIFIKON VEHTEN!
Ketej i kan vrar nipin, andej ben selfie,,,,hajde dhe meri vesh shqipet,,,,,futja kot,,,,,,
se kuptoj dot,,këtë të pafajshmin,,ska faj se ka vrar 2 persona,,pastaj,,thot,,unë,,vrava atë,ju më vrat këtë,,