Vrasësit me pagesë, luftë midis bandave të drogës në Shqipëri e Holandë

Saimir Lleshi

Tre persona u arrestuan gjatë ditës së djeshme si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa rezulton se bëhej fjalë për konfliktin midis dy bandave rivale që merren me trafikun e drogës. Bëhet fjalë për dy banda, të cilat dyshohen për vrasje që cilësohen si “larje hesapesh”.

Deri më tani, janë regjistruar dy tentativë vrasjeje nga ana autorëve të arrestuar. Tentativa e parë ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2014 në Shija, ndërsa tjetra në Tiranë në korrik të vitit 2015. Pjesë e hetimeve për këto banda është edhe vrasja në korrik 2013, ne zonën e Shijakut. Kurse në dhjetor 2015, dy te plagosur në Holandë.

Në pranga përfunduan Gazmend Dervishi, 38 vjeç, Dritan Nikolli, 38 vjeç, dhe Bruno Shehu, 31 vjeç, dy nga Durrësi e një me banim në Durrës.

Policia nuk kishte dyshime më herët për ta, por i zbuloi rastësisht kur dje patrulla u bëri me shenjë të ndalonin. Megjithatë, për njërin prej të arrestuarve kishte dyshime që ishte si vrasës me pagesë.

Sipas të dhënave policore bëhet me dije se njëri nga tre personat e arrestuar ishte i dyshuar prej shumë kohësh si vrasës me pagesë, ndërsa përgjatë hetimit ai ka dalë në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për të kryer një porosi.

Porosia mësohet se është marrë me telefon, në njërin prej dy aparateve që policia ka mundur të sekuestrojë dje, ndërsa tre personat që ishin nisur në drejtim të Maminasit po udhëtonin me një mjet me targa gjermane.

Pas kryerjes së krimit, automjeti do të digjej dhe personat do të udhëtonin me një automjet tjetër. Skema është e përsëritur tashmë nga kriminelët që u vënë zjarrin automjeteve me të cilat kryejnë vrasje ose grabitje. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *