Të tjera dëshmi vijojnë që të dalin në dritë duke hedhur hije dyshime se si iu lehtësua dënimi Sokol Mjacajt, personi që një muaj pasi kishte dalë nga burgu vrau një çift turistësh çek.
Avokati i vëllezërve Kodra, të cilët janë dënuar për vrasjen e 13-vjeçarit, Agim Lera, në vitin 2010, thotë për “News 24” se në procesin gjyqësor ndaj Sokol Mjacajt, i cili u dënua si bashkëpunëtor ka patur mbi 15 shkelje.
Sipas avokatit Ndue Gjonit ka patur shkelje të rënda gjatë procesit dhe nëse ato shkelje nuk do të ndodhnin, atëherë vrasja e turistëve çekë nuk do të ndodhte, pasi Mjacaj do të ishte në burg.
Avokati pretendon se janë shmangur tabulatet si dhe nuk janë pyetur 10 perona.
Në lidhje me këtë ngjarje, Besnik Kodra është dënuar me burg përjetë, ndërsa Edmond Kodra me 11 vite. Për këtë ngjarje, Sokol Mjacaj u dënua me 5 vjet burg.
