Vrasja e 36-vjeçarit, ja kush është doktori që prishi provat

redaktor

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës, sa i përket vrasjes së 36-vjeçarit Elton Çiça, mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Bllokut. Ai është Redjan Rraja nga Nikel i Krujës dhe me profesion doktor.

Sipas policisë dyshohet se ai ka prishur provat në vendin ngjarjes. Rraja ka qene ulur bashkë me viktimën dhe sipas policisë i ka marrë atij pistoletën pas vrasjes dhe telefonin celular, duke penguar kështu zbulimin e së vërtetës.  Gjithashtu policia e Tiranës ka shoqëruar 29 persona në përpjekje për të zbardhur vrasjen e Elton Çiçës. Mësohet se 36-vjeçari lëvizte me makinë të blinduar.

Blutë thonë edhe se kanë shoqëruar Elton Imerin, të cilit iu bë atentat me eksploziv në makinën e tij, 8 Dhjetorin e vitit të kaluar. Vëllai i tij ishte pjesë e grupit që grabiti prindërit e Elton Çiçës. Ai aktualisht ndodhet në burg për këtë ngjarje.

Imeri është shoqëruar orët e para të mëngjesit të së hënës në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për krimin. Policia është tepër e rezervuar në dhënien e detajeve se çfarë ka deklaruar ish-ushtaraku para hetuesve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *