Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest në burg” për policin Alban Trimi. Ai akuzohet për fshehjen e armës dhe celularin e Elton Çiços, 36-vjeçarit të vrarë në një lokal në ish-bllok.
Efektivi i policisë është ndaluar me urdhër të Prokurorisë, i cili ishte në të njëjtën tavolinë me viktimën.
Polici punon pranë Komisariatit Numër 5, në kryeqytet. Për të njëjtën vepër penale një ditë më parë, u arrestua dhe shoku i viktimës Redjan Rraja.
