Dalin detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur u ekzekutua me breshëri automatiku Alksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së.
Burime nga grupi i hetimit bën me dije se atentati është bërë nga dy persona, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.
“Nga mënyra se si është organizuar pritja dhe se si është bërë ekzekutimi me breshëri, nga një distancë e afërt, ka dyshime të forta se autorët janë profesionistë”- raporton Panorama.
Nuk përjashtohet që dy autorët e ekzekutimit të jenë vrasës me pagesë, por për këtë pritet ende deklaratë zyrtare nga ana e policisë.
Mesohet gjithashtu se policia ne vendin e ngjarjes nuk ka gjetur tjeter gje vec 14 gezhojave.
Nderkohe qe pas sekuestrimit te kamerave te sigurise ne ambientet perreth, policia ka sekuestruar edhe dy telefonat e viktimes, per te kqyrur komunikimet e fundit.
