Vrasja e të riut në Greqi, lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin në Shqipëri

Amelda Amelda

Është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Alkis Kampanos në Selanik.

Sipas informacioneve, urdhër-arresti ndërkombëtar për 20-vjeçarin shqiptar që dyshohet se fshihet në vendin tonë, pas vrasjes brutalisht të Alkis Kampanos në Selanik nga një grup tifozësh, tashmë ka mbërritur në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri.

Ministria e Brendshme shqiptare ka konfirmuar mbërritjen e urdhrit dhe tashmë ka nisur procesi hetimor për gjetjen dhe arrestimin e tij. Hetimet kanë nisur nga pikat kufitare por për momentin nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet i kërkuari.

Ndërkohë që sot nisin seancat për 8 të arrestuar në gjykatën greke. Tre prej tyre sot do të kalojnë nëpër derën e hetuesve, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër (e enjte) dhe pritet të përfundojë të premten. 8 personat janë arrestuar të dielën pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Alkisit.

Të gjithë personat ndiqen penalisht për vrasje të përbashkët. Mes tyre janë tetë grekë dhe një shqiptar, 20 deri në 25 vjeç.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Mirë mediat Greke, po ju o DERDIMENË ,përse bëheni më Katolikë se Papa ???
    Si ore maskarenj masakroni më keq se racistët grekë çdo Shqiptar ???
    JU ORE PLEHRA NXORRËT EMRIN E SHQIPTARIT NDËRKOHË QË ASNJË MEDIA GREKE DHE AS POLICIA GREKE NUK E BËRI, SEPSE ATJE KA LIGJE …
    A E DINI O PLEHRA GAZETARUCË QË VRASËSI SI PËRFUNDIM ËSHTË NJË GREK 25 VJEÇAR …. DHE ASNJË MEDIA GREKE NUK KA NXJERRË AS EMRIN DHE AS FOTON E TIJ , POR NXORRËN FOTON E SHQIPTARIT DHE EMRIN E SHQIPTARIT QË NXORRËT TË PARËT JU DEBILA…
    PRA NGA 11 PERSONA 9 GREKË DHE 2 SHQIPTARË , TË VETMIT QË U MASAKRUAN NGA MEDIAT GREKE DUKE U NXJERRË EMRIN DHE FOTOGRAFINË PUBLIKISHT JANË VETËM DY SHQIPTARËT ???
    PRA JU JENI PAPAGALLËT E RRACISTËVE ANTISHQIPTARË GREKË…
    JENII PJESË E LISTËS SË FSHEHTË TË QEVERISË GREKE QË FINANCON MEDIAT SHQIPTARE PËR TË BËRË PROPAGANDË ANTISHQIPTARE..
    PLEHRA !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *