Vrasja e Arben Bilalit, prokuroria pushon çështjen për Gjergj Cukalin

Ornela

Prokuroria e Tiranës pushon çështjen penale për Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish policit Arben Bilali në janar të 2019.

Cukali qëndroi disa muaj në burg, por Apeli e liroi pasi konsideroi të papërdorshme analizen e ADN.

Pas rrëzimit të provës, prokuroria nuk gjeti me te dhëna që mund ta implikonin Cukalin në krim.

Vendimmarrja e prokurorisë pritet të kontrollohet nga gjykatësi paraprak.

Cukali u arrestua në maj të vitit të kaluar si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në Tiranë.

Ai njihet edhe si një nga “të fortët” e rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë pas disa ngjarjeve të përsëritura në këtë lokalitet.

Ish-polici u ekzekutua më 30 Janar të vitit 2019 me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në Tiranë zonën e Selitës.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *