Vrasja e avokatit, ja çfarë bëri ekzekutori përpara krimit

Ornela

Të tjera detaje dalin në lidhje me vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Viktima ishte duke pirë kafen e mbrëmjes me miqtë pranë një lokali që ndodhet 300 metra larg banesës së tij, në qendër të Elbasanit. Vrasësi i është afruar dhe fillimisht e ka përshëndetur.

Të gjithë këtë e ka bërë që të fitojë kohë dhe të shmangë përplasjen fizike me avokatin dhe miqtë e tij. Gurra nuk i ka kushtuar vëmendje dhe ka vijuar i qetë bisedën me miqtë.

Brenda pak sekondave, ekzekutori i afrohet akoma më shumë dhe nga një distancë shumë e afërt e qëllon në kokë, për ta vrarë në vend. Pastaj ai largohet me një hap të sigurt, ku pak metra më tutje e priste një automjet.

Ravik Gurra, njihet si një prej juristëve që u ka dalë në mbrojtje disa prej personazheve të përfshirë në shumë çështje të rënda kriminale, si “Çapjave” në Elbasan, apo edhe i Emiljano Shullazit.

o.j/dita

Share This Article
13 Comments
    • Nuk njoh personin,por kjo që thua ti nuk është e mënçur.Edhe kriminelët duhet të kenë një avokat. Është e përshkruar në ligj.

    • Nuk eshte e drejte kjo qe thua, ai Ishte njeri I mire dhe avocat I zoti, puna e ti ishte te mbronte kush Ishte para drejtesise. Ky nuk eshte faji I Tij. Ngushellime familjes

  • Po pune ka avocati ho komunista te ndyre eshte vrare shteti ligji ho ju qifsha rrobet Rama Po pinte droge spa gje

  • RIP Ravik. Raviku nuk ishte i perfshire ne pazare me krimim por ai bente punen e tij si avokat.Ishte i sjellshem me te gjithe dhe gjithmon me humor.

  • Artikullshkrues idiot. Ishin duke pire kafen e mbremjes thote trupeshku. A thua se “kafja e mbremjes” eshte si puna e ilaceve te tensionit, qe duhen marre patjeter.

  • Artikullshkrues idiot. Ishin duke pire kafen e mbremjes thote trupeshku. A thua se “kafja e mbremjes” eshte si puna e ilaceve te tensionit, qe duhen marre patjeter.

  • Avokati i mire mbron te drejtat e cdo qytetari te pafajshem. Kur mbron fajtorin duhet te prese dhe konseguencat. Shkurt kur mbron padrejtesine e paguan shtenjte.

  • C’do jave pothuaj nje vrasje mafioze, vrasje te kryera nga njerez shume te afte te profesionit me te ri por nga me te paguarit ne vendin tone, ate te vrasesit me pages. Jam i sigurt qe ja kemi kaluar Sicilise se viteve 60 te shekullit te kaluar disa here nga shpeshtesia e vrasjeve mafioze.Eshte qarte qe ky sistem shteteror, politik ,ekonomik keto parti politike qe pretendojne te na udheheqin, pjellin krimin ne trajten me te shemtuar, ne ate te vrasjes te shndrruar ne profesion, duke inkriminuar dhe futur ne konflikte vrastare cdo dite e me teper grupe te caktuara qe mund te na shendrrojne ne nje popull te inkriminuar.Dhe ne kongresin e ripjelljes socialiste zyrtaret e administrates ne te gjithe instancat, te kenaqur nga tenderat te tipit koncension dhe PPP, tundin flamujt e fitoreve sikur te vijne nga nje bote tjeter!
    Njerez, mjafte me me keto tre parti qe ushqejne e shendoshin vetem krimin ne te gjithe format. Duhet nje parti tjeter e re qe te shendrroj sa nuk eshte vone menyren e qeverisjes se vendit. Mjafte me qeveritar e politikane me tru primitiv qe bart vetem instiktin shtazarak te grabitjes, asgje tjeter pozitive njerzore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *