Vrasja e biznesmenit, policia heton në dy pista

redaktor

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit, Kujtim Dyrmishi rezultatat paraprake të organit të hetimit të çojnë në një vrasje me pagesë për motive hakmarrjeje. Në policinë e Durrësit u shoqëruan 15 persona që kanë dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, ndërsa familjarët kanë mohuar se Dyrmishi ka patur kërcënime apo presion nga persona të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 49 vjeçari rezulton me precedentë penalë në qytetin e Elbasanit ndërsa dëshmitë e marra nga oficerët e policisë flasin për konflikte të vjetra të vëllait të Dyrmishit, por edhe probleme në biznesin e ndërtimit.

Vëllai i viktimës akuzohet për vrasjen e një shqiptari në Greqi në vitin 2004. Mësohet se Pëllumb Dyrmishi rreth të 40-tave në vitin 2004 qëlloi për vdekje me thikë një bashkëkombasin e tij në Athinë. Ai u arrestua dy vite më parë në Itali ndërsa më pas u ekstradua drejt Greqisë për të vuajtur dënimin.

Nga ana tjetër policia po heton për ndonjë konflikt të mundshëm që viktima ka patur me persona të tjerë në fushën e ndërtimit, ku njëri prej investimeve në zonën e plazhit ka pasur probleme mes pronarëve.

Dyrmishi, i njohur me nofkën “Tixhja”, ka qenë një ndër të dyshuarit dhe për vrasjen e ortakut të tij Xhemal Çela dhe kjo është një tjetër pistë ku po hetohet. Dyrmishi kishte ndërprerë ortakërinë më Celën pak para shpërthimit të automjetit të tij me 24 janar të këtij viti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *