26-vjeçari shqiptar, Bledar Tërpollari u vra dhe iu pre koka për shkak të përfshirjes në një rrjet të trafikut të drogës. Sipas të dhënave të deritanishme, i riu është vrarë pasi nuk kishte paguar paratë për një sasi droge të trafikuar.
Sipas CNN grek, Terpollari kishte mbajtur 20 mije euro nga trafiku i kokainës.
I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është kushëriri i tij, Krenar Tërpollari, i cili është shpallur në kërkim nga policia greke dhe mësohet se ndodhet në Shqipëri.
Gjykata greke ka dhënë sot masën e sigurisë “Burg pa afat” për Emiljano Nanan dhe Pajtim Jaupin, të dyshuar si autorë të vrasjes së Bledar Tërpollarit. Po kështu “burg pa afat” në mungesë është dhënë edhe për Krenar Tërpollarin, kushëri i viktimës dhe i dyshuari kryesore.
Mësohet se autoritetet greke kanë komunikuar me palën shqiptare për arrestimin e Krenar Tërpollarit. Ndërkaq Pajtim Jaupi vijon të mos e pranojë akuzën.
Bledar Tërpollari u gjet i vrarë dhe me kokën e prerë në 9 maj në Gliki të Greqisë
koka e 26-vjeçarit ende nuk është gjetur nga policia. 26-vjecari punonte si bari prej rreth dy muajsh në Gliki dhe shkak i vrasjes, dyshohet prishja e pazareve të drogës.