Vrasja e çiftit çek, Shoqata Shqiptare e Turizmit: Goditje e fortë për turizmin, qeveria të marrë masa

redaktor

Shoqata Shqiptare e Turizmit (Albanian Tourism Association), ATA, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Dukagjin, ku u vranë dy turistë çekë duke e cilësuar një nga ngjarjet më të rënda për turizmin shqiptar ndër vite dhe një goditje të fortë për këtë sektor.

ATA kërkon nga qeveria që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla të cilat dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik.
“Ngushëllojmë familjet dhe miqtë e dy të rinjve, shtetas të Republikës Çeke, që humbën jetën duke vizituar vendin tonë.

Kjo ngjarje tronditëse është nga më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite. Krimi nuk ka vrarë dy të rinj, dy turistë, por i ka dhënë një goditje të fortë turizmit shqiptar dhe punës sonë e të gjithë kolegëve tanë ndër vite”, thuhet në reagim.

Share This Article
5 Comments
  • Nje shkrimtar dhe gazetar anglez, Edward Frederick Knight, vizitoi Shqiperine ne vitin 1978 dhe ka qendruar disa kohe ne veri te shqiperise per te cilen ka botuar nje liber “ALBANIA A NARRATIVE OF RECENT TRAVEl”.

    Ai thote per ate kohe: ” Me te drejte pyes cfare eshte e mire te kesh police ne nje vend ku vrasja dhe cdo krim tjeter jane zakone te njohura”(faqe 127).

    Ai flet per shume gjera te tjera te mira qe ne i kemi dhe i meritojme te vihen ne dukje si rraca e paster, bukuria, mikepritja, apo gjere negative si vetegjyqesia, moszbatimi i ligjit etj qe jane edhe sot.
    Une pyes cfare ka ndryshyar qe nga viti 1878 (137vjet me pare) ne Shqiperi persa i perket rendit?

  • Parlamenti komandohet, shteti urdherohet, ketu eshte bere pirdhi ne te.
    A jane ne gjendje keta parlamentare dhe qeveritare ne kete vend ta kthejne qetesine aty ku ishte ! ?
    Ta kthejne aty ku ishte pa vrasje, grabitje, perdhunime, droge, vjedhje bankash, vrasje policesh, rrembime femijesh e nje mori krimesh te tjera te pafund qe nuk ishin degjuar e zbatuar ne kete vend.
    Aktualisht ketu as ligjet e HAMURABIT nuk e bien ne islla kete vend.

  • Vetem Enveri i sillte ne vete ata lloj kafshesh dhe rrugacesh.Ai ishte ilaci me i mire per te gjitha keto ndyresira qe eshte detyruar te duroje shqiperia prej 24 viteve nga spiuni serb sali.

  • Mire e ka shoqata e turizmit ne Shqiperi, por ku ishte kjo shoqate kur ne Vlore i varne ne mes te dites turistet ne plazh vitin e kaluar, njeri ne uje dhe tjetri ne shishllon vdiqen buze detit dhe ne Dukagji i vrasin ne mes te nates brenda ne makine ne mes te rruges.Ne te dyja rastet me kallash dhe turiste, cfare rendesie ka te huaj apo vendas e keqja eshte se ketu nuk rreagon as shteti dhe as shoqeria civile.Kur i therresin ne proteste per voten vijne me vrap.
    Ngrini shoqerine civile se shteti ka VDEKUR bashke me DREJTESINE.

  • Mos e cani trapin. Turizmin shqiptar e mbron me ” gjoks ” te vockel kjo arumunia Gjermeni se bashku me kete majmunin Ahmetaj. Kuptohet me mbrojtjen fizike te ” gjigandit ” Saimiruc Tahiri se bashku me qenin e babit dhe te mamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *