Për vrasjen e çiftit Pasho në Itali janë zbuluar detaje të reja.
Karabinierët në Firence arrestuan ish-të dashurën e djalit, 36 vjeçarja e quajtur Elona Kaleshi.
Ajo jetonte me Taulantin në kohën e zhdukjes së Teuta dhe Shpëtim Pasho.
Sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokurorja Ornella Galeotti, Elona akuzohet për vrasje, fshehje dhe fyerje të trupave të dy bashkëshortëve.
Më herët për mediat italiane si dhe për ato shqiptare, Elona është shprehur se nuk ka qënë personi i fundit që i ka parë.
“Thjesht mund të them se nuk jam personi i fundit që i kam parë . Për pjesën tjetër, flisni me avokatin tim”, tha thënë Elona.
Trupat e çiftit Pasho u gjetën të shpërndarë në katër valixhe pranë burgut të Soliçianos në Firence të Italisë, pesë vite pas zhdukjes.
Dyshja u zhdukën ditën që djali i tyre la qelinë e burgut, dhe u mungonin të gjitha sendet personale bashkë me 40 mijë euro që Shpëtimi kishte përfituar si dëmshpërblim pas një aksidenti në Shqipëri.
Taulant Pasho u gjet dhe është sërish në burg në Zvicër.
Ditën që ai u lirua nga burgu në Itali, Elona priste prindërit e tij në mënyrë që të gjithë bashkë t’i uronin mirëseardhjen nga burgu.
Drejtësia italiane po heton për prishjet e pazareve të të birit që ishte i ‘përlyer’ në trafikun e dogës, që mund t’i kenë ‘paguar’ prindërit dhe konfliktet e shpeshta që kishin të ndjerit me Elonën.

j.l./ dita
