Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim përjetë Efthimio Efthimious, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Devi Kasmi, ngjarje e ndodhur më 29 janar të vitit 2018.
Dënimi përputhet me pretencën e Prokurorisë, që kishte kërkuar për ish-efektivin e forcave speciale greke, burgim të përjetshëm.
Të bashkë-pandehurin tjetër në këtë proces, Elton Halipaj, Gjykata vendosi ta dënojë me 33 vite burg, 2 vite më pak nga sa kishte kërkuar Prokuroria.
Efthimious ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij si ekzekutor i Devi kasmit, por Gjykata e Posaçme ka qenë e bindur për fajësinë e grekut.
Gjatë kësaj seance, dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes.
Sipas prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, tre persona, Aurel Hoxhallari, Eftimius Eftimiu dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.
Prokuroria u shpreh se plani është përgatitur disa muaj para se të realizohet krimi, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njiheshin me Efthymious Efthymiu prej vitesh.
Vrasja ndodhi mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë.
o.j/dita

P0 per vrasjet e Gerdecit ,21Janarit ,Kosta Trebickes e Remzi Hoxhes do te kete burgimte perjetshem?!
Pensionist,mos u bej i pa duruar.Do Zoti ,ti dhe mua na jep edhe 30 vjet qe te shohim kete deshire te behet reale.
Ketij i dhane burgim te perjetshem sepse nuk eshte shqiptar besoj !Si ka mundesi qe Kostandin Xhuvani vrau 5 vete dhe mori vetem 25 vjet dhe prite kur te dale per sjellje te mire,si ka mundesi qe gjith te fortet shqiptar qe kane kryer me nga 2-3 vrasje jane liruar nga burgu pa mbushur akoma 10 vjet per sjellje te mire dhe ulje denimi ?!.Kjo eshte drejtesia jone e drejtuar nga partia.