Vrasja e Devi Kasmit, pas ish-policit grek edhe dy të pandehur mohojnë akuzat

Ornela

Në drejtorinë e Policisë së Tiranës prokurori i çështjes së vrasjes së Devi Kasmit, Artur Lulja ka marrë në pyetje 5 të arrestuarit për këtë ngjarje.

Pas grekut Efthymiou Efthymious, i dyshuar si vrasës me pagesë, edhe 3 të arrestuarit e tjerë kanë mohuar përfshirjen në atentatin e 29 Janarit ndaj Devi Kasmit.

Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari akuzohen si bashkëpuntorë në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Të pandehurit nuk kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin, gjë që e konfirmoi edhe avokati i caktuar kryesisht i i Malvin Dinellarit, Stefan Topalli.

“Klienti Malvin Dinellari, interesat e të cilit unë mbroj, ka njohje shoqërore sepse janë nga i njëjti vend, por nuk ka aspak lidhje me veprën penale, sikurse edhe vet ai e tha”, u shpreh avokati.

Prokurori Artan Lulaj iu komunikoi akuzat të arrestuarve, të cilët do të dalin të hënën para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Sipas burimeve, ata kanë dhënë dëshmi kontradiktore, ndërsa në kërkim vijon të mbetet organizatori i dyshuar i vrasjes, Aurel Hoxhallari.

Ndonëse të akuzuarit kanë mohuar akuzat, grupi i hetimit thotë se ka prova që dokumentojnë përfshirjen e tyre. Po sipas burimeve, ish-polici i forcave speciale greke, Efthymiou Efthymious do të paguhej me 25 mijë euro për vrasjen e Devi Kasmit.

o.j/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *