Deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Gjetan Gjetani, ka reaguar për vrasjen e dy ditëve të fundit të dy të rinjve në Mamurras.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti ka deklaruar se Policia e Kurbinit është një hallkë e paaftë dhe e korruptuar.
Gjetani është shprehur se do të jetë i pari që do të ngrihet në protestë për këtë fakt tronditës.
Në përfundim të shkrimit të tij, ai ka paralajmëruar se do të kërkojë interpelancë në parlament.
Këtë të enjte, një 27-vjeçar është vrarë me armë zjarri afër xhamisë së qytetit të Mamurrasit, ndërsa të mërkurën, një 14-vjeçar u godit me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij.

s.a/dita

Po pse vetem policia e Kurbinit eshte e paafte? Nuk ka problem se jane te paafte se Xhafaj i do te suksesshem ne 3D. Rrofte qeveria e puneve ne 3D.
Dum Kadri Azbiun!
Jo e korruptuar z. Deputet por e inkriminuar eshte percaktimi i sakt
shqiperia uropiane
E siguroj Gjetani mos kanditimin ne zgjedhjet e ardhshe,ne mos ndoj gje tjeter deri ateher.
Bravo cuna