Vrasja e dy vëllezërve, ‘Jezui’ do ekspertim mendor

anazapta

Avokati i Altin Pirolit, që vrau dy vëllezërit Cara duke deklaruar se “ishte Zoti dhe Jezu Krishti”, kërkoi dje në Gjykatën e Kurbinit ekspertim mendor për klientin e tij, pasi vuan nga çrregullime të theksuara mendore dhe ka qenë i shtruar më parë në Psikiatri. “Arrest me burg” ishte masa e sigurisë që dha gjyqtari i gatshëm pasi dëgjoi aktet e hetimit të prokurorisë për krimin e dyfishtë dhe dy plagosjet e tjera ndaj kalimtarëve mëngjesin e të martës në Laç. Prokurori tha se Piroli ka vrarë me paramendim dy vëllezërit Endri dhe Andrea Cara, teksa i ka pritur në lokalin e tyre. Madje në banesë i është gjetur edhe një listë me 15 emra personash, përfshi policë, gjyqtarë dhe prokurorë, apo ish-udhëheqës të komunizmit. “Dyshohet se 35-vjeçari do i vriste edhe ata”, tha policia pasi arrestoi të dyshuarin. Kurse pala mbrojtëse tha se Piroli vuan nga probleme mendore dhe njihet në zonë për sjelljen e tij të çekuilibruar, ndaj duhet një ekspertim mjeko-ligjor. Në momentin e arrestimit, Piroli u ka thënë policëve se ai ishte Jezu Krishti, apo se ishte vetë Zoti dhe vepronte në emër të tyre.

Piroli akuzohet për  veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Prokuroria tha se në momentin e ndalimit, 35-vjeçari vazhdonte të qëllonte në ajër me dy pistoletat që mbante në dorë dhe me të cilat kreu krimin. Armët janë të markës “TT”, të dyja me fishek në fole, njëra pothuajse e zbrazur dhe tjetra e sapombushur. Po ashtu në xhepin e xhupit të autorit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 15 fishekë pistolete. Sipas këqyrjes së vendngjarjes, janë zbrazur 18 gëzhoja. “I dyshuari ka pranuar se ka vrarë me armë zjarri pistoletë Genti Cara (Enri Duka) dhe Andrea Cara. Për motivet Piroli pretendon se e ka kryer për shkak të presionit që kishin ushtruar viktimat mbi të dhe se kishte vuajtur sëmundje mendore, për të cilat ka bërë vizita tek mjeket neurolog në Laç dhe Tiranë, madje i shtruar 2 javë  edhe në Spitalin nr. 5 Tiranë”, tha prokuroria.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 08:30 pranë stacionit të furgonëve në qendër të qytetit, ku dy vëllezërit Andrea dhe Endri Cara, janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi, Altin Piroli. Autori u prangos menjëherë nga policia. Nga breshëria e plumbave u plagosën edhe 2 kalimtarë, Nikollë Ndoji dhe Tonin Gjini. Piroli ishte dënuar disa vjet më parë me 1 vit burg nga Gjykata e Kurbinit, për plagosjen me armë në Mamurras të kushëririt të tij 14-vjeçar. Ndërsa dy vite më parë është plagosur edhe vetë me armë zjarri në konflikt.

 

Share This Article
2 Comments
  • PSE PO DEGJENERON SHOQERIA SHQYPTARE?

    Ku t’i kerkojme FIJET QE PRITEN per te zbuluar enigmen pse ne Shqypni jeta e njeriut nuk ka ASNJE vlere dhe pse shqyptaret aktualisht nga skllever te bindur kokeulur dhe spiune te Sigurimit te Shtetit te enver Hoxhes po transformohen gradualisht ne KILLERA gjakatare pa frena dhe pa frike nga denimi i Zotit dhe qe u be shkak per vendimin e LHL-ve te Asadit ne vendin tone pa pyetur fare albanezet? Kjo eshte ceshtja qe duhet te na shqetesoje, sepse po te heshtim vampiret shqyptare alla “Hannibal Lecter” te regjisorit famoz Anthony Hopkins ne filmin me shume Oskare me titull ” The Silence of the Lambs” do te behen realitet ne jeten e perditshme te popullit tone.

    Mendoj se politika jone kombetare dhe BOSAT e saj vrastare mund te japin pergjigje me te sakte per kete ceshtje qe formulohet si:

    PSE PO DEGJENERON SHOQERIA SHQYPTARE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *