Vrasja e dytë e Bajram Currit 

Ornela

Berisha shkoi mjaft larg me lëvdatat në adresë të Ahmet beut dhe unë jam i bindur se kjo nuk i bën nder. Ndryshimi i pikëpamjeve është një cilësi e natyrshme e njeriut, por pikëpamja nuk duhet të errësojë pamjen. Njeriu mund të ndryshojë, por jo të  zhbëhet…

Ymer Minxhozi

Kur Fan Noli shkroi elegjinë e famshme kushtuar Heroit të Dragobisë, Bajram Curri, me siguri nuk e kishte parashikuar edhe vrasjen e dytë të heroit, përkundrazi ai parashikonte se ky “Trim tribun i Vegjëlisë” do të vazhdonte të mbetej i pavdekshëm, se ai do të vazhdonte të jetonte në “zemrat e Djalërisë” si një “Bajrak i gjallë” i  shqiptarëve.

“Thon’u shtri e thon’u vra,                                                                                                         

                  Po ti s’vdiqe, or baba,

                  As te shkëmb i Dragobisë

                  As te zemër’e Djalërisë”.

Megjithatë, ajo që nuk parashikoi Noli, po ndodh para syve tanë. Madje atentatorët kësaj radhe nuk janë vetëm pinjollët e mbretit të vetwshpallur, por edhe disa të vetwquajtur demokratë, që po përpiqen hapur t’a zhdukin Bajrakun e Gjallë nga zemrat e djalërisë shqiptare dhe në vend të Tribunit të Maleve të ngrenë lart vrasësin e tij, Ahmet Zogun.

Duke u rropatur t’i japin një vend nderi ish-monarkut, ata po mundohen njëkohësisht të zbresin nga piedestalet Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Azem Galicën, Avni Rustemin, Luigj Gurakuqin, Riza Cerovën e dhjetëra patriotë të tjerë të shquar, që u vranë nga Zogolli, me ndihmën e drejtpërdrejtë edhe të agjenturave serbe dhe të vendeve të tjera.

Këtë fushatë intensive për të “vënë në vend” historinë po e kryeson gjithnjë e më me zell vetë kreu real i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha. Ai del e deklaron në mes të Tiranës se “Zogu është një prej burrave më të shquar të kombit shqiptar dhe një prej personaliteteve më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare”. “Ai bëri një shtet ku sundonte ligji, ku respektoheshin plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë”.

Siç shprehet, Berisha shkoi mjaft larg me lëvdatat në adresë të Ahmet beut dhe unë jam i bindur se kjo nuk i bën nder. Ndryshimi i pikëpamjeve është një cilësi e natyrshme e njeriut, por pikëpamja nuk duhet të errësojë pamjen.

Njeriu mund të ndryshojë, por jo të  zhbëhet. Ndofta thjesht për snobizëm, apo se duan me të vërtetë të “vënë në vend” historinë, e vërteta është se edhe disa intelektualëve duket se po  iu digjet zemra për një çikë monarki zogiste. Ata vijnë rrotull monarkisë si macja rreth qullit të nxehtë. Duket sikur të gjitha i thonë, por gjithmonë lënë në heshtje pyetjet:

Kush e solli dhe me çfarë mjetesh u vendos monarkia në Shqipëri?

Si dhe pse e braktisi mbreti Shqipërinë, në prag të agresionit fashist?

Unë mendoj se këto argumente të historisë që shënojnë fillimin dhe fundin e mbretërimit të Zogut, nuk duhen lënë në harresë, sidomos po të duam të “vëmë në vend” historinë.

Vendlindja dhe starti i monarkisë shqiptare është Beogradi, ose, më saktë akoma, është hoteli “Bristol” i kryeqytetit të Jugosllavisë, ndërsa “pagëzuesi i foshnjes” ishte Nikolla Pashiçi, ish-kryeministër. Zogu iku nga Shqipëria dhe vajti e bëri fole pikërisht te Karagjergjoviçët – armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve dhe që synonin të fusnin në kthetrat e tyre edhe gjysmën tjetër.

Zogu qëndroi rreth gjashtë muaj në hotelin “Bristol” – nga qershori deri në dhjetor të vitit 1924. Gjatë këtyre gjashtë muajve u gatua i gjithë komploti jugosllavo – zogist kundër Revolucionit të Qershorit. Atyre që iu pëlqen të tregojnë historira me mbret nuk ju pëlqen t’ua përmendësh hotel “Bristolin” dhe as Pashiçin, mirëpo historia përbëhet prej fakteve dhe atyre s’ke si u largohesh. Ahmet Zogu u kthye në Shqipëri i hypur mbi shtat topi të ushtrisë serbe.

Vlen të përmendet këtu se, ndërsa Zogu me përkrahësit e tij, rrinte në hotel “Bristol” dhe iu nënshtrohej të gjitha kushteve poshtëruese të Pashiçit, në Kosovën e pushtuar derdhej gjaku I shqiptarëve dhe shtëpitë kosovare rrafshoheshin nga flakët.

Atje zhvilloheshin luftime të ashpra midis ekspeditave ndëshkuese serbe dhe forcave çlirimtare, të udhëhequra nga Azem Galica, Sadik Rama, Mehmet Delija e të tjerë trima patriotë. Zogu numëronte verdhushkat  dhe bënte orgji me djevojkat në hotel “Bristol”, ndërsa në Galicë ishte rrethuar çeta e Azem Galicës dhe në luftime plagoset për vdekje Legjenda e Kosovës martire.

Dhjetra luftëtarë ranë në fushën e betejës. Fshatrat e Galicës, Zubovecit, Mikusnicës dhe Lubovacit u zhdukën thuajse krejt. Vrasja e Azem Galicës ishte humbje e madhe për Kosovën e mbarë Shqipërinë. Shtypi zyrtar serb e përshëndeti me të madhe “vrasjen e Azem Galicës me treqind kaçakë”. Kjo dha sinjalin për një fushatë të re genocidi që u shtri në të gjitha trojet kosovare. Shtypi njoftonte se në betejat e Galicës ishin përdorur edhe topa.

Cili qe reagimi i mysafirit në hotel “Bristol”? Zogu fërkonte duart nga gëzimi, sepse Azem Bejtja kishte qenë përkrahës i vendosur i Revolucionit të Qershorit dhe bashkëluftëtar me Bajram currin. U krijua një tabllo makabër: Serbi vriste e priste në Kosovë, Zogu që nga hotel “Bristol”, blinte mercenarë për të sulmuar Tiranën. Të dy palët luftonin kundër të njëjtit popull – shqiptarëve!

Duke justifikuar gjenocidin kundër shqiptarëve, qeveria jugosllave boton në ato ditë një Notë ku përdoren fjalët më fyese kundër  shqiptarëve si komb e si popull. Në notën e saj të shpallur zyrtarisht thuhej: “Popullsia shqiptare nuk është as e urtë, as e qytetëruar…Është një popullsi pa asnjë traditë kombëtare, ajo nuk ka ndërgjegje kombëtare dhe pra nuk është e aftë dhe e gatshme, veçse për punën mercenare të kondotierit”.

Në qoftë se mbreti ynë i ardhshëm do të kishte edhe një pike gjak atdhetari, ai nuk do të mund t’i kapërdinte këto fyerje raciste të pushtuesve jugosllavë. Me gjithë atë, ai, pa ju nxi fytyra i vazhdonte bisedimet me Pashiçin, të cilat përfunduan me një marrëveshje prej 16 pikash, ku njëra ishte më poshtëruese se tjetra për shqiptarët e Shqipërinë.

Me atë marrëveshje, të cilët sot e lënë në heshtje ithëtarët e monarkut, Shqipëria binte nën vartësinë e Jugosllavisë, duke pranuar edhe një cungim të ri të trojeve shqiptare.. Zogu mori angazhim të shpërndante edhe komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, gjë që e bëri sapo erdhi  në pushtet. Qeveria jugosllave angazhohej që “me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do të njohë Zogun si kryetar shteti për sa të jetojë dhe i atribuon menjëherë një të ardhur vjetore”.

Marrëveshja që nënshkroi Zogu me Pashiçin u ngjante marrëveshjeve që Esat Pashë Toptani pat nënshkruar me qarqet serbe në vitet 1914-1915. Madje dhe hartuesi i atyre marrëveshjeve nga pala jugosllave ishte po ai: Nikolla Pashiçi!

Në hotel “Bristol” u përpunuan me hollësi të gjitha detajet e ndërhyrjes ushtarake që do të çonin në përmbysjen e qeverisë së ligjshme të Shqipërisë. Gjatë gjashtë muajve të qëndrimit në Beograd, Zogu arriti të grumbullojë një ushtri të tërë mercenarësh, e paguar dhe e armatosur nga qeveria jugosllave.

Përkrahësit e tij sikryesor si Ceno bej Kryeziu, Muharrem Bajraktari, Abdurrahman Krosi, Llesh Topalli e të tjerë u shpërndanë nëpër Kosovë e Maqedoni dhe rekrutuan mercenarë me katër napolona në muaj. Vetë Zogu u takua me komandantin e zonës së tretë ushtarake të Shkupit, gjeneralin Terziç. Në bandat e armatosura që sulmuan Shqipërinë u përfshinë edhe oficerët bjellogardistë që kishin ikur nga nga Rusia dhe ishin strehuar në Jugosllavi.

Ata, edhe pse nuk arritën të mbronin carin e tyre, angazhoheshin t’u sillnin shqiptarëve një careviç. Në organikën e ushtrisë së Ahmet Zogut, prej vitit 1927 e deri sa iku nga Shqipëria më 1939, ka ekzistuar edhe një repart ushtarak me “rusë të bardhë”, nga ata që e ndihmuan të vinte në fuqi, përmes Jugosllavisë.

Ky qe shpërblimi për ndihmën që i dhanë bandat bjellogardiste ruse për ta sjellë carëviçin tone në fron. Në këtë repart carist rusk a bërë pjesë edhe një fare Beleski, me gradën nënkolonel. Pushtuesit italianë e graduan Beleskin, e bënë colonel dhe ai erdhi në Mat, në prill të vitit 1943, me ekspeditat ndëshkuese fashiste, vrau patriotin Dyleman Çela dhe i dogji shtëpinë.

Në mesin e dhjetorit 1924, në kufirin jugosllav u renditën rreth 7-8 mijë mercenarë të armatosur, si edhe ushtarë e oficerë të ushtrisë jugosllave. Më 14 dhjetor nisën operacionet ushtarake në të gjithë harkun e kufirit, që nga Dibra e deri në Mal të Zi. Po atë ditëm, banda të armatosura sulmuan në Kakavijë, nga Greqia. Monarkitë ballkanike e kishin halë në sy Revolucionin Demokratiko-Borgjez në Shqipëri.Një Republikë në Shqipëri e prishte uniformitetin e hartës monarkiste të Ballkanit!

Ndeshjet më të ashpra me intervencionistët që vinin nga Jugosllavia, u zhvilluan në frontin Krumë-Kukës, ku rezistonin forcat e komanduara nga Bajram Curri. Aty u kapën rob edhe ushtarë serbë, bashkë me topat e tyre. Kur u pa se fronti i Bajram Currit nuk po çahej, drejtimin e operacioneve e mori i dërguari i Beogradit, M. Jeliç, që solli nga Prizreni një battalion dhe dy kompani këmbsorie serbe.

Se si u zhvilluan ngjarjet më tej, dihet, Zogu tnë mori fletë nga bajonetat jugosllave dhe ja arriti të shtypë Revolucionin Demokratik në vendin e tij. Kjo qe një humbje kolosale për mbarë kombin tonë, në të dy anët e kufirit shtetëror.

Revolucioni i Qershorit qe një kthesë e madhe progresive në historinë e Shqipërisë. Ai ishte revolucioni më përparimtar,në gjithë Ballkanin. Shtypja e tij e ktheu Shqipërinë shumë dekada prapa. Kundërrevolucioni serbo-zogist bëri që populli ynë të humbiste atë demokraci që nuk e kishte asnjë popull tjetër në Ballkanin e sunduar nga monarkitë.

Sapo mori pushtetin, Zogu filloi nga zbatimi i detyrimeve që kishte marrë në marrëveshjen me Pashiçin. Tre muaj më vonë, xhandarët e Zogut rrethojnë Dragobinë dhe vrasin Bajram Currin. Disa vite më vonë Zogu organizoi edhe vrasjen e Hasan Prishtinës, patriotit e luftëtarit të madh për liri e demokraci, politikanit me përmasa ndërkombëtare, themeluesi i “Komitetit për Çlirimin e Kosovës”. Hasan Prishtinën e patën dënuar gjashtë herë me vdekje: edhe xhonturqit, edhe Esat Pashë Toptani, edhe serbët.

Tre here ai qe dënuar me vdekje edhe nga regjimi i Zogut dhe ja, më në fund, qëllimi i armiqve të kombit u realizua. Përfaqësuesi i klasës së feudalëve vrau edhe Luigj Gurakuqin, ministrin e pare të arsimit në historinë shqiptare, njeriun që pat vendosur arsimin e detyruar fillor për të gjithë djemtë dhe vajzat.

Një vit pas kthimit nga Beogradi, Zogu – përmes Parlamentit të Pykave – i dhuron Jugosllavisë një perlë nga trojet shqiptare- Shën Naumin. A thua se Jugosllavia kishte pak troje shqiptare nën pushtim! Shën Naumi i ishte dhënë Shqipërisë edhe nga organizmat ndërkombëtarë të kohës, por Zogu duhet të paguante për shërbimet që i kishte bërë Jugosllavia. Karrikja e beut i kushtoi popullit edhe gjak, edhe territore.

Do të mjaftonte vetëm ky akt për t’i vënë vulën e tradhtarit të atdheut cilitdo politikani.

Gazeta “Liria kombëtare” e dates 12 Gusht 1925 e shprehu me këto fjalë zemërimin e thellë të popullit shqiptar: “Thika e përgjakshme e matianit të pashpirt pop ret dy gjymtyrë të trupit të gjallë të shtetit shqiptar…. Kjo tradhti nuk ishte e papritur për ne. Milionat që mori Zogu prej “Pallatit të Verdhë” në Belgrad dhe ushtarët e Vrangelit… nuk do mbeteshin pa shpërblim. Me dokumente të pakontestuara na pranon Zogu se për ‘të karrikja e artë vlen më shumë se atdhei arbnor…Ai na dëshmon qartë se për ‘të një grusht ar i lyer me gjak shqiptari ka vleftë shumë më të madhe se gjithë kombi shqiptar”.

Por ndërsa shqiptarët i përjetonin me lot trishtimi dhe protesta këto cungime të reja të trojeve të tyre, në Beograd festonin fitoren.

Në një intervistë më 13 gusht, në gazetën “Politika”, Pashiçi nuk e përmbante dot entuziazmin e fitores së tij. Ai thotë: “Ne kemi marrë atje(në Shqipëri) disa pika shumë të vlefshme, si nga pikëpamja strategjike ashtu edhe komunikative, siç është përshembull gryka e Vermoshit. Diplomacia jonë e ka kryer këtu detyrën ashtu siç duhet.”

Ahmet Zogu dhe Ceno beu u vunë në qendër të shtypit të Beogradit, si “miq të vërtetë të Jugosllavisë”. Gazeta “Samouprava” e Pashiçit shkroi më 20 tetor se “…çështja e caktimit të kufijve ndërmjet Shqipërisë dhe shtetit tonë mori fund në mënyrën më të pëlqyeshme” dhe se “sjellja miqësore e zotit Ahmet Zogu është marrë kurdoherë në konsideratë, në rrethet tona politike”.

Ky pra, ishte ai burrë i madh i shtetit që paska bërë aq shumë për kombin e tij!

Zogu në gjithë veprimtarinë e vet, u bë një barrier dhe ndërpreu rrjedhën progressive në historinë shqiptare, ai konservoi feudalizmin e analfabetizmin, në fshatin shqiptar u thur legjenda e misrit, ndërsa shteti i tij ligjor u përcaktua aq sakt në këto tre vargje-lapidar të Gjergj Fishtës:

      Lala Kros o lala Kros,

     Vetë shkru e vetë vulos!

     Askush nuk të thotë mos!

Këto tre vargje të Fishtës së madh (siç e dini ai s’ishte majtist), ishin një sarkazëm e pamëshirshme për gjithë lala krosët, vërlacët, result dhe gjithë aparatin shtypës të monarkut tone. Këto vargje shkojnë shumë mire edhe si epitaph mbi varrin e “shteti ligjor” të asaj kohe. E di që na reklamohet me paturpësi.

Tani le të kthehemi edhe një herë te fillimi i këtij artikulli.

Pas gjithë atyre vlerësimeve pozitive për “shtetin ligjor” të Zogut, duhet pritur që zoti Berisha të shkojë edhe në vendlindjen e tij, në Tropojë, dhe t’iu shpjegojë tropojanëve se Bajram Curri dhe bashkëluftëtarët e tij janë vrarë jo nga xhandarët e mbretit të ardhur nga Jugosllavia, por nga “shteti ligjor”, pra Bacë Bajrami nuk është ai që kemi njohur deri më sot, sepse “shteti ligjor” vret vetëm vetëm kriminelat. Po të thuash “a” duhet të thuas edhe “b”. Apo jo zoti Berisha? Sipas kësaj logjike, malësorët e Tropojës, Gjakovës e mbarë Shqipërisë duhet t’i harrojnë tashmë rapsoditë, baladat dhe këngët, ata duhet të shembin edhe monumentet për heroin e Dragobisë, për Hasan Prishtinën, për Azem Bejten e Shotën.

Natyrshëm, lind edhe një pyetje tjetër: Pas lëvdatave në adresë të “shtetit ligjor” zogist, a mendoni zoti Berisha, se Bajram Curri e luftëtarët e tjerë të mëdhenj për pavarësi, i duhen kombit tone edhe sot, edhe në të ardhmen?

“Hanibali para portës-paralajmëronte senatori romak, Katon. Mos harroni Kartagjenën!”

Dhe Kartagjena mund të përballohet vetëm me patriotë  trima, jo me politikanë që, për hir të karrikes, i ndërrojnë parimet si këmishat, jo me politikanë që iu falin serbëve copa trojesh të Atdheut për të siguruar një fron për vete. Popullit tonë do t’i  duhen edhe heronjtë, edhe patriotizmi masiv, edhe memorja historike. Historia nuk “vihet në vend” sa here duam ne. Historia është fakte. Të vësh në vend historinë nuk do të thotë ta përdhosësh atë, duke nxjerrë nga balta një careviç që e fitoi fronin me ndihmën e baronetave serbe dhe e nxori atdheun në ankand sa te Serbia, sa te fashizmi italian, dhe pastaj, në ditën më të rrezikshme i braktisi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ia mbathi me kuç e me maç, nëpër Europë, si një trup cirku në turne, me valixhet të mufatura me arin e grabitur.

A.Zogu siç erdhi edhe iku. Ai erdhi me komplot dhe u arratis si dezertor.

Historia, ashtu siç ka piedestale për heronjtë, ka edhe kosha për tradhtarët e dezertorët.

Për të fituar simpatinë e monarkistëve, zoti Berisha deklaroi se referendum i 97-s qenka i manipuluar. Kjo do të thotë, sipas tij, se po të mos ishte manipuluar referendumi, në Shqipëri tashmë do të kishte fituar monarkia. E habitshme! Vetë Berisha ka thënë se ka votuar kundër vendosjes së monarkisë, pra s’duhet të ketë votuar pro as partia e tij. Po kështu votuan kundër edhe socialistët dhe partitë që ishin në aleancë me ta e që morën shumicën e votive në ato zgjedhje. Ma ha mendja se edhe republikanët e Godos e të Mediut nuk do të kenë votuar për rivendosjen e monarkisë. Atëherë, kush mbeti? Ku mund të gjendej gjithë ai elektorat që do të dilte mbi të gjitha këto parti? Një proverb i popujve të lindjes thotë: “Mendoje atë që thua dhe përtype atë që ha”. Jeta është aritmetikë, Olimbi! Siç shikoni, këtu ka një kontraditktë të madhe e të koklavitur saqë edhe truri i holluar i atyre që janë specializuar posaçërisht në tregimin e përrallave me mbret, nuk mund t’iu japing dum këtyre hesapeve!

Berisha është duke kaluar disa vështirësi, si në planin e brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Por sido që të vijë puna, monarkistët (me një mikrobus elektoral) s’kanë se ç’japin. Kështu, pra nuk e vlen barra qeranë të merresh dhe aq shumë me ta.

“Shumë zhurmë e pak lesh” – paska thënë djalli kur po qethte macen!

Dita

Share This Article
16 Comments
  • Ahmet Zogu edhe me disa te keqija qe mori pushtetin dhe e drejtoi ate,mbetet krijuesi modern i shtetit Shqiptar. As Enver Hoxha e politika pas viteve 1990 nuk e ka arritur akoma b/p me europen perendimore sic e kishte arritur A.Zogu. Megjithese atdhetare, por me gen otoman Bajram Curri, Hasan Prishtina e disa te tjere mendoj se nga sa dalin faktet historike ata punuan kunder interesave europiane te shqiptareve. Koha e mevoshme tregoi me se qarti se serbit rusit kinezit e vendeve lindore ne pergjithesi pushtetaret tane ju bene me vasale ato qe moren pushtetin pas zogut. Qeveria e sotme me gjithe pengesat e specieve lindore po orjentohet drejt perendimit dhe urojme qe te vazhdojne me kembengulje kete rruge,se perndryshe do hane kokat e njeri tjetrit dhe kokat e popullit shqiptar .

    • Otrap!
      Bashkepunimi i Zogollit me Europen,sipas rradakes tende ka qene si bashkepunimi i prostitutes me klientet e vet!

    • Arben ,po folë si politikanë i sotëm ,po spo di a ke ndonjë parti.Faktet historike te ne flasin po me u realizue dojnë shumë mund për shkak të rrethanave historike që i kemi që nga ardhja e shumë sllavëve në Gadishullin Ilirik.Pastaj, tash ,në qoftë se e ke lexue artikullin ,këto janë fakte jo qëndrim politik që lidhet me ndonjë ndihmë sllave pas dashamir partiak .Ata pas Zogut kanë ” bashkëpunue “mirë e thue ,por kur ju ka nevojit vendit kanë pas k… edhe i kanë largue . po ky soji Zogut nuk ka ndonjë fakt historik që ka pas k… me ba luftë për vatan pos me vra atdhetar të dëshmuar shqiptarë .Kur i është pushtue vendi me bisht nër shalë ka ik i ngrati , edhe kjo është fakt historik nuk është ndonjë qëndrim politik . O ben shko shoq ndërroje emrin .

  • Te lumte pena o bashkefshatari im te u befte shigjete e ju ngult ne zemer sali qenit qe e katandisi Shqiperine ne kete terexhe ,i nderuar qofshe ,ti je krenaria e Matit dhe e gjith Shqiperise ,urime dhe jete te gjate .

  • O zotri Ymer po të lumt mor burr,për pronocimin tuaj.Po
    vërtet Bajram Currin e vranë për së dyti,Salihu me të
    tijët!Po Ahmet Zogolli,mbreti i vet shpallur që i ka vrar
    personalitetet tona më të mirt,të merituarit.Ai e ka vrar
    Hasan Prishtinen,Bajram Currin,Luigj Gurakuqin,Ani
    Rrustemin e shum të tjerë.Po ky Zogolli ia dha Shën Naumin dhe pejsen e Shqipnis/ Serbisë sepse Serbija e kishte vu në forn.Po Salihu i ngriti edhe përmendore
    këtij fekaljeje të Shqipnisë.Po si nuk ka shqiptar që të i
    vej një tritol asaj përmendoreje!

  • minxhoz, shpjego pak per shqipetaret pse u vu serbishtja gjuhe e huaj ne shkollat shipe,etj…….seshte ketu vendi,
    mjaft me fallsifikime.

  • Te lumte bytha,Ymer Minxhozi,kapua i monarkise dhe dinastise se vogel te minxhozajve(ku nja dy surreter shihen dhe ne kete resme),nje ingranazh i fuqishem ne makinerine komuniste te hoxhes, grirese te trupit dhe te shpirtit shqiptar dhe qe vazhdoni te rroni me mire se me pare,me ekonomi dhe poste.
    Dhe ja ku keta pehlivane pa asnje skrupull,ku ja gjejne anen dhe dhit-mo-kracise shqiptare,ku ne fillim aneksuan pinjollet e tyre mbas saj,Dhe ja tani dhe ymeri vet.ka kohe qe ka nxjerre koken dhe trupin nga llogorja e ´´zerit te popullit´´ dhe mban leksione per demokracine.
    Keto vemje malinje ne trupin e drobitur shqiptar,meqense jane nga ai lloj,qe nuk e njohin katarsin,ishte mire te mbyllnin halet e hoxhes,qe vazhdojne ti mbajne hapur ne trute e tyre,dhe te shikonin te shikonin punen.
    Dita vazhdon te funksionoje si nje gazete e zerit te kadavrave komuniste

  • Bravo, gazetari dhe patrioti Ymer Minxhozi! Salih Berisha nuk do te marre asgje me vete nga milionat qe ka vjedhur ne kurriz te popullit shqiptar, nuk do t’i lahen kurre njollat e gjakut te djemve shqiptare qe vrau ne Lufte Civile 1997, as 4 demonstruesve me duar ne xhepa me 21 janar 2011; as vrasjet pas shpine me sopata e hanxhare; vetem do te lere damken e hajdutit milioner, te kriminelit te pabese, te tradhtarit te detit te atdheut!

  • Mendime me gjuhen e fakteve

    CFARE E BASHKON SALI BERISHEN ME
    AHMET ZOGUN !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha nuk mund te mos e perkujtonte ne menyren me te sinqerte 105 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise !
    Me zemer ne dore e me mesazh teper te qarte Ahmet Zogu e jetesoi Pavaresine e Shqiperise, tha Daja i tij Esat Pashe Toptani i Vicidolit !
    Goja nxjerr cka ka me bollek ne zemer! Eshte nje nder shprehjet filozofike te shqiptareve !
    Pikerisht kete beri dje edhe Sali Berisha !
    Jo vetem dje por te pakten tash e 27 vjet !?
    Nuk mund te mos lartonte Ahmet Zogun si “jetesuesin e pavaresise se Shqiperise” !
    Pse !?
    Per nje aresye shume te thjeshte!
    Le te flasin faktet ….
    Te dy i bashkon Beogradi…
    A nuk ishte Ahmet Zogu ai qe nenshkroi ne Beograd marreveshjen 16 pikeshe me Pashicin qe e kthente Shqiperine ne nje koloni klasike te Serbise!?
    A nuk ishte Ahmet Zogu qe erdhi ne fuqi me bajonetat e cetnikeve serbe dhe te ruseve te bardhe ne Dhjetorin e vitit 1924 !?
    A nuk ishte Ahmet Zogu qe e ktheu Shqiperine ne nje koloni te italianeve ne vitet 30-39 !?
    A nuk ishte Ahmet Zogu qe premtoi se do te mbathte opingat e dilte ne mal per te luftuar kunder pushtuesve fashiste te Musolinit !?
    A nuk ishte Ahmet Zogu qe veshi gomat e Benzit dhurate te Hitlerit dhe ia mbathi si cub Burgajeti te greket, vellezerit e serbeve !?
    A nuk ishte Sali Berisha qe erdhi ne krye te PDSH -se e ne krye te Shqiperise me ndihmen dhe sponsorizimin e UDB-se dhe Milloshevicit !?
    A nuk ishte Sali Berisha qe e tradhetoi Kosoven dhe luftetaret e lirise e te rezistencen e tyre !?
    A nuk ishte Sali Berisha qe ua hapi dyert e dritaret, kufijte e Shqiperise cetnikeve te UDB-se dhe banditeve te Milloshevicit e Arkanjit !?
    A nuk ishte Sali Berisha dhe banda e tij Shqiponja e PD-se qe ua hapi rubinetat e naftes dhe armeve makines serbe te terrorit dhe genocidit ne Bosnje e Kosove, cka per pak coi ne perjashtimin e Shqiperise nga OKB-ja !?
    A nuk ishte Sali Berisha dhe banditet e SHIK -ut te Gazidedes qe rrembyen, masakruan ne tortura dhe zhduken edhe kufomen e atdhetarit Remzi Hoxha !?
    A nuk ishte Sali Berisha dhe banditet e tij qe organizuan grushtin klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998 ne bashkepunim me UDB-ne dhe cetniket e Milloshevicit !?
    A nuk ishte Sali Berisha dhe banda e tij familjare e politike qe rrenuan e zhbene pese here shtetin shqiptar brenda 25 vjetesh !?
    A nuk ishte Sali Berisha qe sabotoi me nipin e Beogradit qe sabotuan interkoneksionin energjitik te Shqiperise me Kosoven !?
    A nuk ishte Sali Berisha dhe Korporata e tij e Krimit shteteror dhe atdheshitjes qe zhduken dosjet e veorimtarise agjenturore 75 vjecare te UDB-se serbe dhe Beogradit kunder Shqiperise dhe Kosoves, kunder shqiptareve si komb !?
    A nuk ishte Sali Berisha dora e zgjatur dhe dora e zeze e Beogradit dhe Milloshevicit ne Tirane !?
    Kur u pyet ne Kuvendin e Serbise per 20 milione dollare te investuar per veprimtarine agjenturore te UDB-se ne Shqiperi ne 1992, Sllobodan Milloshevici u pergjigj “ Une futem ne Tirane brenda 8 oresh vetem me Shoqaten e Gjuetareve te Beogradit “ !?
    Nuk pati nevoje !!!
    Kete mision e kreu me sukses te plote shoqata e gjuetareve te Vicidolit me Sali Berishen ne krye duke rrenuar e zhbere jo nje por plot pese here jo vetem Tiranen por mbare shtetin shqiptar !?
    Gjysma e se keqes!?
    E keqja e madhe eshte se minat me sahat te Beogradit dhe Sali Berishes vazhdojne te jene te aktivizuara ne cdo fushe te jetes e ne cdo cep te Shqiperise e trojet e shqiptare e deri edhe ne diaspore
    Ndaj vigjilence, syceltesi !?

  • Fakte e mendime :

    MALESIA E GJAKOVES- PERLE E NATYRES DHE MENDJES

    – Tropoja qendron mbi cdo tropojan.
    Nuk ka vetem kamikaze te Sali Berishes !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale e re histerie ka shperthyer ditet e fundit kunder Tropojes, kunder bijeve e bijave te saj. “Maloke”, ” shpellare”, “te padhendur”, ” vampire”… jane vetem disa prej epiteteve te turpshme per shkak te nje grushti prokuhorash e kamikazeve te Sali Berishes.
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve historike dhe te jetuara !?
    Tropoja, eshte nje perle e vertete dhe e pashoqe e natyres shqiptare, nje Shqiperi ne miniature si asnje rreth e krahine tjeter e Shqiperise.
    Nje perle jo vetem e natyres, por edhe e mendjes, burrerise, mikepritjes trimerise e heroizmit.
    Tropoja eshte jo vetem nje flakadan i luftes per liri e pavaresi, por edhe per demokraci. Nje jatak, strehe e sigurte e vellezerve tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje kombi e te nje shpirti ne Kosove e Mal te Zi.
    Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja eshte mahnitese per bukurite natyrore. Nuk eshte vetem Valbona perralllore , sic e quan kushdo qe e ka shkelur qofte edhe njehere nga brenda e jashte Shqiperise, eshte thjeshte nje vegsh, e ritheksoi nje vegsh midis Kollates, Picmares, Jezerces e Majes se Thate, ne krahasim me Bjeshket e Namuna, ne krahasim me Luginen e Lumit te Gashit e Currajt e Eper, me Shkelzenin e Majen e Hekurave, me Doberdolin e Sylbicen, me Markofcen e Koshuticen, me Kungjin e Armeve e Biren e Kusise, me Lugun e Vocit e Koritat e Gashit, me Liqenet Alpine e ” syrat e Kalter ” pafund qe i gjan ne cdo hap te lugines se Valbones e Grykave te Lumit te Gashit. me Tangallen e Strugit qe sfidon edhe pyjet e Amazonise ku edhe mesdita me Diell e Korrikut eshte nje nate e vertete prej kurorave te aheve mijeravjecare e bredhave qindrashekullore.
    Mbi 200 lloje bimesh mjekesore nga Salepi e Sanzi, Boronica Alpine e Xhinxherelli…. kamomili e Caji Alpin qe ngjall edhe te vdekurin vetem me aromen e aq me teper me permbajtjen e tij sheruese…
    O Zot sa pak e njohim Shqiperine, kete toke flori ne cdo hap qe hedhim….!?
    Me ajrin e paster oksigjen e ozon i gjalle qe ti hape mushkerite me aromen e qindra lloje lulesh qe e kthejne mbare Tropojen ne nje lulishte masive alpine.
    Me dhjetra lloje kafshesh te egra e peshqish ku dhite e pulat e egra, kaprojt, kunadhja, trofta pikaloshe, qefulli, koca… jane gati unike e te pashoqe.
    Bukuria mbi bukurite e Tropojes jane djemte Sokola e cikat Shtojzovalle qe sfidojne edhe Zanat e Malit, burrat shtatlarte e grate trupselvi te Malesise se Gjakoves si Muji e Halili, si Ajkuna hyjnore.
    E mbi te gjitha keto bukuri mitike eshte mendja e ndritur e shpirti prej Dragoi i Mic Sokolit e Bajram Currit, Ali Iber Nezes e Zhuj Selmanit, e Gjelosh Ramese Pal Koles , Binak Alise e Hoxhe Dushes, Mushak Kadrise e Jaho Salihit, Ali e Veli Niman Docit, e Heroit mbarekombetar te Kosoves, Maqedonise e Lugines se Presheves Tahir Sinanit legjendar… E qindra atdhetareve te tjere e buldozereve zhvillimi si Mehmet Rama e Shpend Dega, vendlindja e klerikeve perparimtare e luftetare liri si Dervish Luzha e Elez Hoxhe Berisha, Rexhep Beli e Hoxhe Dollapeve.
    Me dhjetra shkrimtare e poete, gazetare e publiciste me emer ne mbare Boten si Hamit Aliaj e Ndoc Paplekaj, Skender e Muje Bucpapaj, Murat Gezui e Halit Katana, kompozitore e koregorafete shquarsi Kole Susaj e Skender Haklajm kengetare te pashoq si Fatime Sokoli e Gofile Paplekaj, Zef Beka e Vellezerit Mucaj,Abedin Zenuni e Fatos Ahmataj, Agron Qelia e Arben Gjeloshi, valltare qe tronditen sklenat e Evropes si Xhevahire Gashi e Isuf Halili.
    Ishin kryebilibilat e Tropojes Gezim Nika e Fatmira Brecani qe me zerin e tyre i kthyen kenget
    ” Shqiperi o Nena ime”, ” Ne Dardani bien tupanat”, ” Liridona “…. ne himne te dyta kombetare nga Bajram Curri ne Konispol, nga Nju Jorku ne Sidnej, nga Alaska e deri ne Token e Zjarrte, kudo ndodhen sot shqiptaret.
    Tropojen Clirimi i Shqiperise e gjeti vetem me tre veta qe dinin shkrim e kendim e me vetem nje infermer autodidakt nxori studjues e profesore te degjuar e respektuar, mjeke te zot e inxhinjere te talentuar jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere, historiane e kimise, folkloriste fizikan e matematiciene… si Elez Gashi e Idriz Logu, Elez Isuf Qerimi e Azgan Haklaj, Zenun Mulaj e Fahri Doci, Rrustem Cokaj e Mehdi Byberi, Bashkim Lushaj e Rukie Rama, Filip Meshi e Xheladin Gosturani, pioneri i Elektronikes shqiptare Elez Dega e nipi i tij Arkitekt Inxhinier Agim Dega ne nje nga kompanite me te njohur te projktimeve ne Nju Jork e dhjetra te tjere….
    Malesia e Gjakoves e zhytur ne injorance e mjerim mbi nje truall flori mbi e nentoka u kthye ne nje trevat e para shqiptare ku shkolla e mesme u be gati e detyrueshme per mbi 90 per qind te bijave e bijeve te saj me gjimnaz ose barazvleres te tij.
    Kjo eshte Tropoja reale, Perla , hyjnija e natyres dhe mendjes se endritur, e mikpritjes dhe burrerise shqiptare ne cdo moment kyc e te veshtire te saj.
    Eshte e vertete se Vlora eshte trualli ku u ngrit flamuri i Pavaresise se Shqiperise se cunguar me 28 nentor 1912.
    Eshte po aq e vertete se pa pushken e lufterave e kryengritjeve per liri te udhehequra nga Bajram Curri ne Malesine se Gjakoves e Veriut te Shqiperiose ne vitet 1910- 1912 nuk do te kishte ngritje flamuri pavaresie ne Vlore.
    Kur flitet per Luften Nacional- Clirimtarte ne Shqiptare permendet Peza si djepi i pare i saj . E verteta e plote eshte se para cetes se Babe Myslimit, e para cete clirimtare ne Shqiperi ishte Ceta e Azgan Ahmetit te Klysyres se Malesise se Gjakoves.
    Ishin po bijt e bijat e Tropojes Azem Hajdari e Bardhyl Ukcama, Besnik Mustafa e Sokol Necaj, Vellezerit Ahmetaj , ata Bucpapaj e Sali Berisha nismetaret e lideret e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit 1990.
    Fakti qe Sali Berisha jo vetem shperdoroi, por edhe shfrytezoi idealet e motorin energjik te tij per pushtet, impunitet e antishtet, njollosi e perdhosi, Katovicoi frutet e saj, por jo rolin e kontributin e Malesise se Gjakoves, Tropojes ne kete epoke te ndritur historike. Qysh nga gjoksi i Mic Sokolit mbi gryken e topit turk e kryengritjet per pavaresi, qe nga Ceta e Klysyres e Konferenca historike e Bujanit, qe u tradhetua e minua nga Rankovic- Tito e deri ne Dhjetorin e lavdishem 1990 tropojanet ishin ne balle te tyre.
    Por asesi, asnje tropojan aq me pak Sali Berisha nuk eshte e nuk mund te jene Tropoja!
    Malesia e Gjakoves eshte e qendron mbi cdo e te gjithe tropojanet… Per me teper Sali Berisha nuk ka qene asnjehere deputet i Tropojes dhe per 10 vjjet nuk guxoi as te shkelte ne vendlindjen e tij!
    Jo vetem kaq! Tropoja ishte e para ne Shqiperi qe dha kushtrimin e mesazhin e pare mbare Shqiperise dhe shqiptarise me mitinguin vullkan popullor te Janarit 1991 qe e detyroi Sali Berishen, Azem Hajdarin, Arben Imamin, Tahir Kadarene te hiqnin pardesyte e bardha e te veshin kembet e lehta te lepurit te bardhe e tia mbathin me te katra perballe cunamit mbarepopullor qe per pak i fshiu nga faqja e dheut.
    Ishte kushtrimi i Zanave dhe Shtojzovalles Tropojeqe paralajmeroi shqiptaren per katrahuren Sali Berisha qe do te zhbente Shqiperine si shtete e Malesine e Gjakoves ne vitete e trishta 1997- 1999-en tragjike qe do ta kthente Perlen e Alpeve e Bajram Currin ne Kandahar dhe mbare Shqiperine ne nje Gerdec te vertete, vetem 10 vjet mbrapa.
    Kushtrimi i Tropojes nuk u degjua!
    Mesazhi i Malesise se Gjakove nuk u kuptua asnjehere.
    Nuk u degjua as nuk u kuptua, por u pagua teper, teper shtrenjte me gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare, masakruar e sakatuar ne 1997-en per nje kolltuk te Sali Berishes.
    Me se keqi e pagoi Tropoja ku me nje urdher prej ekzekutori te Sali Berishes me ze e me figure perballe mijera tropojaneve e shqiptareve, urdheroi ” e dua gjalle a vdeke ne Tirane ate djale ” 15- 16 vjecar te Haklaje vetem se kishte hedhur nje thirrje kunder tij ne nje miting popullor ne Bajram Curri…
    175 tropojane, dyfishi i gjithe atyre te ekzekutuar nga 46 vjet nga ish- diktatura komuniste, shumica dermuese te moshes 17 – 30 vjec, u vrane ne dy vitet tragjitke 1998- 1999.
    E paguan me haracin e gjakut e loteve, por edhe te korrupsionit masiv, percarjeve e ndasive krahinore, me djerse e mund te dlire tropojan e shqiptar te plackitur. Mesatarja e viktimave te Tropojes per fryme popullsie eshte sa dyfishi i asaj te mbare vendit.
    Kjo ishte dhurata e Sali Berishes per vendlindjen e tij ku nuk la asnje krua te mbaruar, qe pagoi tri here, por u desh te vinte Edi Rama ne krye qe te perfundonte rruga automobilistike e Valbones qe u pagua tri, por u vodh kater here nga kusaret lokale te Sali Berishes…qe Bajram Currit = Kandahar ti kthehej pamja e qytetit te Alpeve ne saje te investimeve te qeverise Rama dhe bashkepunimit mbipartiak me kryetarin e Bashkise se Bajram Currit.
    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte zjarrin edhe vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves!
    Armiku me i madh i Shqiperise nuk mund to mos ishte e jete edhe armiku me i madh i vendlindjes se tij, Tropojes. Bile edhe me egersisht e barbarisht se Shqiperise! E urren per vdekje sepse ajo ishte e para qe e njohu dhe kushtroi kunder rrezikut te tij.
    Askush si nena nuk e njehe femijen e vet ! A keni vene re se Sali Berisha permend motren e axhen, rrallehere baben e pothuajse asnjehere vellain e tij Selim Berishen , nje intelektual mendjendritur dhe never ever, asnjehere e ne asnje rrethane, nenen e tij ! Kur urren e mohon nenen e vet si mund te nderoje e vleresoje vendlindjen e memedheun e vet !?
    Ndaj shuni, heshtni e mos e shani Tropojen dhe tropojanet. Ata ishin te paret qe u paralajmeruan cka do te sillte Sali Berisha dhe kamikazet e tij per Shqiperine e vete Tropojen si bije e saj.
    Mos i shani tropojanet! Ata u dolen borxhit. Ashtu si ne 1910-1912, a924, 1939, 1944… vetem dy jave pas kapjes se dallendyshes se pare te demokracise, PD-se nga Sali Berisha me ndihmen e revoles kobzeze per demokracine shqiptare te Gavroshit- Azem Hajdari mbi tavolinen qe do ti hante koken ne priten ku e nxori Doktor Domllaja i Tropojes , alias Sali Murtaja i Shqiperise.
    Mos e ngaterroni Sali Berishen e nje grusht kamikazesh, policesh, prokuhorash, gjykatesish, e banditesh te hurit e te litarit me Tropojen e tropojanet e vertete !
    Ka kryprokuhora kamiikaze te Sali Berishes si Avni Shehu e Fatos Dervishi, si Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, vetem ky i fundit nga Tropoja, ka gjykates e kryegjykates ala Xhind Xhona ( Gjin Gjona )…si ai i 2 prillit shkodran,por ka eshte kryeprokurora shembullore tropojane te drejtesise se vertete e shtetit shqiptar si Avni Doci , drite i paste shpirti dhe emri i nderuar ne Parajse, e Arben Dollapi, qe sakrifikuan jo vetem karriken por gjithcka per mbrojtjen e ligjit dhe te drejtesise nga Fatos Dervishet e Adriatik Pallat…. qe nuk iu nenshtruan dhe nuk u kthyen ne kamikaze te Sali Berishes.
    Edhe Avniu edhe Arbeni jane nga Tropoja. Ka edhe te tjere jo vetem nga Tropoja qe nuk jane shitur as blere qe kane ruajtur figuren e dinjitetin e tyre.
    Ndaj heshtni
    Mos bre vellezer e motra !
    Mos mekatoni duke share Tropojen!
    Tropoja ashtu si Kosova, Malesia e Gjakoves ashtu Cameria si cdo pellembe e shenjte e Shqiperise natyrale eshte e jona, jo vetem e tropojaneve, por edhe cdo e gjithe shqiptari, e cdo miku e mysafiri nga cdo cep i Botes!
    Byrem ! Buke e kripe e zemer !
    Miresevini ne shtepine tuaj Tropoje !
    Kjo eshte Malesia e Gjakoves, Tropoja e vertete me gjuhen e fakteve dhe se vertetes !
    Mire se u ka pru Zoti ! Na i ndritet edhe traret e shtepise !

    • Shume e drejte ajo qe ju komentoni. Nuk mund te ngaterrohet e perzihet bashke -Tropoja dhe Sali Berisha !! E bukura dhe Bisha ! Sali Berisha eshte haleja e Tropojes! ndersa Tropoja qendron shume larte, madheshtore me natyren dhe historine ! Ai qe ka dy pare mend ne koke di te bej dallimin! Por eshte fakt se mbas periudhes kur ky dru i shtrember doli siper ndryshimeve te medha historike, beri ate qe shume fjale dhe shume epitete ofenduese percarse dhe raciste dolen ne pah Sali Berisha i dha me shume zemer me qendrimet e tij populiste inkurajoi vetite me te keqia qendrimet krahinore, percarse dhe sunduese konfliktuese Veri Jug ! Te kujtohet 1997 me “Jugun komunist” ? Me rekurtimet Veriu kunder jugut, Vlores ?! Ajo ka qene periudha kulmore e perhapjes se Racizmit Veri Jug! Forcat qe mobilizoi Sali Berisha kunder Vlores Permetit ishin te gjitha nga veriu dhe ky e beri qellimisht ! TE NXISTE URREJTJEN dhe konfliktin Veriu demokrat dhe Jugu komunist ! Por nuk besoj se Sali Berisha erreson Tropojen dhe njerzit e saj !

  • “Thon’u shtri e thon’u vra,

    Po ti s’vdiqe, or baba,

    As te shkëmb i Dragobisë

    As te zemër’e Djalërisë”.

    Zoti Minxhozi, të falemnderit për këtë shkrim brilant! Ashtu si e thotë edhe poeti, Bajram Curri as është vrarë e as vritet. Bastardhët e tipit Berisha & co nuk mund e vrasin dot as Bajram Currin e as atdheun. Ata mendojnë se po i vrasin, por jo, as Bajram Curri e as atdheu nuk mund të vriten. Ata po e vrasin veten e tyre dhe, kuptohet, kush vret veten, gjakhumbur shkon!

  • Xhevdet, akoma nuk je pergjigjur se si do ta portretizosh kusheririn Mehmet Shehu. Turp per ty qe nuk flet tani per kusheriririn, per te cilin kur ai ishte ne pushtet mburreshe, kur ai u “vetevra”, u fshehe dhe u maskove nga frika, (nuk te veme shume faj per kete veprim), po tani mor shoku Xhevdet, pse nuk shprehesh? Mosshprehja jote eshte ligesi e karakterit dhe e shpirtit. Nejse, keshtu qenke.
    Ky Ymeri Minxhozi qe paska shkruar kete artikull, (ne fakt ka kopjuar artikujt e shkruar ne kohen komunizmite tuaj te perbindshem, dhe e ka ribotuar, pse nuk riboton edhe librin “Mbreterit e pakurorezuar te Amerikes”, te botuar ne ate kohen e perbinshme te komunizmit tuaj? Do te vleresohej nga Rilindja proamerikane.
    Akoma me brockulla o Xhevdet dhe gjithe xhevdeteria me trurin gjysem te mykur dhe gjysem te thare!
    Nuk keni per te mundur te ndaloni te vertetat e historise se vertete te shqiptareve. Interesat tuaja te ngushta per pushtetin e perbindshem komunist, jane thjeshte nje nostalgji e parikthyeshme kurre me, (never more, E.A.Poe, F.Noli), ju jeni thjeshte disa korba ogurzi, por te destinuar te harroheni per jete te jeteve.

  • Elegji me curle e cifteli

    O SALI MURTAJA…
    E KAMIKAZET E TIJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    O moj Tropoje
    O moj Hyjni !
    Kush te ka qite
    me krye ne hi
    Sali Karaxhici…
    kamikazet e tij
    Rrenoi e percelloi
    mbare kete Malesi
    Flake e zjarr i vuri
    Nenemadhes Shqiperi
    “O mori Serbi
    Une gardhin ta prisha
    Se mue me thone
    O Sali Rame Berisha !
    Prisha gardhin
    Kufijte e Shqiperise
    Dyer e dritare u hapa
    hordhive te Serbise
    Arme e nafte plot
    Per nenen Serbi
    Zhbeme se bashku
    Shtetin Shqiperi !
    Otranto i dhash
    Une vet Kalit te Trojes
    Se kam qene dhe mbetem
    Toptani i Tropojes
    Vrases I Shqiperise
    dhe moter Kosoves “
    Se per karrike
    Para e pushtet
    Ai e vret e shet
    Dhe nenen e vet !
    Nuk kurseva as
    Azem … Arbenin
    Une per kolttuk
    vras edhe Shkelzenin!
    Se mua me thone
    o Sali Berisha
    Jam jo vetem ujku…
    por edhe vet Bisha!
    Sa te jem une gjalle
    Nuk ua ndali flaken
    Me tub ne sume
    Kam gatue nafaken
    Se nuk mban me uje pilafi
    Nuk me thone mua kot
    o Sali Kadafi !
    Nuk kam linde rastesisht
    Une tek Doli Vici !
    Nga kemba tek koka
    pjelle Miloshevici
    Ndaj s’me therrasin kot
    Sali Karaxhici !
    Kujtdo punon per Shqiperi
    Une flaken atij
    Nuk le pa ia shti !
    o me plumba
    me balte o sajimeMOS I NGATERRO PROKURORET E SHTETIT SHQIPTAR ME PROKUHORAT E SALI BERISHES

    Ne Tropojanet edhe bar hame por Kadri Mehmetin, vrasesin e Bajram Currit…. Sali Berishen, vrasesin e Malesise se Gjakoves, Tropojes dhe 175
    viktimave te thirrjes se tij kobndjellese me ze e me figure ne sy te mijera tropojaneve per nje femije 15- 16 vjecar te Haklajve, “ e dua gjalle a vdeke ate djale ne Tirane”, zjarrvenesin e Shqiperise per nje karrike Presidenti nuk e tradhetojme !
    Me kete rast po te pershendes ty, Adrian Thanon, Viktor Malajn dhe che det Sheh Biberishizmin me nje

    Elegji me curle e cifteli

    O SALI MURTAJA…
    E KAMIKAZET E TIJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    O moj Tropoje
    O moj Hyjni !
    Kush te ka qite
    me krye ne hi
    Sali Karaxhici…
    kamikazet e tij
    Rrenoi e percelloi
    mbare kete Malesi
    Flake e zjarr i vuri
    Nenemadhes Shqiperi
    “O mori Serbi
    Une gardhin ta prisha
    Se mue me thone
    O Sali Rame Berisha !
    Prisha gardhin
    Kufijte e Shqiperise
    Dyer e dritare u hapa
    hordhive te Serbise
    Arme e nafte plot
    Per nenen Serbi
    Zhbeme se bashku
    Shtetin Shqiperi !
    Otranto i dhash
    Une vet Kalit te Trojes
    Se kam qene dhe mbetem
    Toptani i Tropojes
    Vrases I Shqiperise
    dhe moter Kosoves “
    Se per karrike
    Para e pushtet
    E shkerdhen e vret
    Dhe nenen e vet !
    Nuk kurseva as
    Azem … Arbenin
    Une per kolttuk
    vras edhe Shkelzenin!
    Se mua me thone
    o Sali Berisha
    Jam jo vetem ujku…
    por edhe vet Bisha!
    Sa te jem une gjalle
    Nuk ua ndali flaken
    Me tub ne sume
    Kam gatue nafaken
    Se nuk mban me uje pilafi
    Nuk me thone mua kot
    o Sali Kadafi !
    Nuk kam linde rastesisht
    Une tek Doli Vici !
    Nga kemba tek koka
    pjelle Miloshevici
    Ndaj s’me therrasin kot
    Sali Karaxhici !
    Kujtdo punon per Shqiperi
    Une flaken atij
    Nuk le pa ia shti !
    o me plumba
    me balte o sajime
    Se Serbi eshte
    Babe nena ime!
    Serbi nena…
    Serbi edhe gruaja
    Jemi vetem nje
    si mishi e thuja !
    Sa te jem gjalle
    E sa te marr fryme
    tym edhe flake
    do ta bej Shqiperine
    Sa te frymoj
    Dhe ne tjetren jete
    Vec tym e flake
    Shqiperia do kete !
    Sherr Berishe jam
    edhe kam me vdeke
    Edhe ne lum kur mbytemi
    Ne shkojna perpjete !
    Mbrapshtana se gjalli
    Ters dhe per se vdekuri
    sherre e potera
    Prej nesh kalbet
    edhe hekuri !
    Thike mbas shpine Kosoves
    Babe e Nane-
    Kam Pashic Vojvoden !
    Napalm i hedh Vlores
    2 Prill e.bej Shkodren !
    Edhe ne vdekje
    une shkoj buzagaz
    Se le mbrapa
    mijera Kamikaze !
    Ne buze Shqiperise
    une i ngri gaz !!!
    O Tropoje ime
    o mori Hyjni
    Kush te qiti
    me krye ne hi!
    Te rreni me ceka
    E me luge prej Ari
    Ishe Shojzovalle
    Te beri Kandahari !
    Ishe Zane Mali
    Te coi ne buze varri !
    Vet Sali Berisha
    eshte emri i tij
    Fatkeqesi mallkim
    Ish e mbet per Ty
    Ne bese e preu
    E tradhetoi Kosoven
    Me banden e tij
    Po e than Valbonen!
    Katrahure rrenim
    per Nenen Shqiperi !
    Per 700 breza
    u shofte farà e tij !
    Si nip Berishe
    Per mua je Daja
    Ne jete te jeteve
    Per cdo shqiptar
    Ti me kamikazet
    je Sali Domllaja
    Emri yt i plote
    eshte Sali Murtaja !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *