Automjeti të cilin shihni në foto është pikërisht makina me të cilën u larguan dy personat e dyshuar për vrasjen e Elton Çiços.
Foto është bërë publike nga policia e Tiranës. Makina tip “Ford Focus” u ble nga Renato Milloshi dy ditë para vrasjes.
Milloshi në bashkëpunim me Jani Aliajn dyshohen si auutorët e vrasjes së Çiços. Ky i fundit e kishte qëlluar më armë në Gjirokastër Aliajn disa javë para ngjarjes në Tiranë.
