Gjykata e Apelit në Bologna e ka rikonfirmuar dënimin me 14 vite e 2 muaj burg për Gianluca Mazarelin, për vrasjen e Ervin Tolës, shqiptarit 31 vjeçar, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2017.
Kujotjmë se vrasja ndodhi pas një sherri ku ishin përfshirë shumë persona, pjesa më e madhe të dehur, tha prokurori i çështjes, Valter Giovannini. Avokati mbrojtjes, që kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, pretendoi se klienti i tij e kishte kryer veprën penale teksa tentonte të mbrohej. Sipas tij, Mazareli kishte marrë një thikë dhe kishte goditur për vdekje 31 vjeçarin shqiptar për këtë arsye. Më pas ishte larguar nga vendi i krimit, por ishte dorëzuar në polici një ditë më pas.
Por evidentisht Gjykata e Apelit nuk u bind. Në fakt, kjo gjykatë vendosi edhe një shumë dëmshpërblimi për familjarët e Ervin Tolës. Për prindërit dhe vëllezërit e 31 vjeçarit është caktuar shuma e 500 mijë eurove, ndërsa për djalin e Ervinit, i cili lindi dy muaj pas vrasjes të të atit u caktua një dëmshpërblim prej 750 mijë eurosh.
Burimi: Ora News
e.ll./dita
